Pas 55 vjetësh fluturimet e para direkte mes Kinës dhe Tajvanit | Bota | DW | 29.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pas 55 vjetësh fluturimet e para direkte mes Kinës dhe Tajvanit

Për herë të parë pas më tepër se pesë dekadash është vënë në qarkullim një linjë direkte ajrore mes Kinës dhe Tajvanit. Sot në orët e hershme të mëngjesit në Republikën Popullore u nisën avionët e parë nga Pekini, Shangai dhe Guanzhou ndërkohë që një avion ka fluturuar nga Tajpehu në drejtim të kyreqytetit kinez.

Personeli i kompanisë ajrore Kina Airlines në prag të nisjes për në Tajpeh

Personeli i kompanisë ajrore "Kina Airlines" në prag të nisjes për në Tajpeh

Me fluturimet e para direkte mes Kinës dhe Tajvanit pas më tepër se 55 vjetësh dy palët e përfshira dikur në luftë qytetare kanë shpresë se do të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Për herë të parë që prej vitit 1949 sot në mëngjes një avion pasagjerësh është nisur nga Tajvani në drejtim të tokës kineze.

Një Airbus i Kompanisë ajrore "Kina Airlines" u ngrit nga aeroporti Çiang-Kaj-Shek në Tajpeh me destinacion Pekinin. Nga ana tjetër një avion i kompanisë ajrore "Kina Southern Airlines" ateroi pak orë më vonë në Tajpeh.

Këto dy fluturime janë pjesë e një marrëveshje mes qeverisë së Tajvanit dhe asaj të republikës Popullore. Sipas saj nga fundi i janarit deri më 20 shkurt mijëra biznesmenë tajvanez mund të ktehehen në vendlidjen e tyre me rastin e festës së Vitit të ri kinez. Në kuadër të kësaj marrëveshje janë paraparë gjithsejt 48 fluturime çarter.

Deri më tani për fluturimet nga Kina në Tajvan dhe anasjelltas ka qenë i nevojshëm një ndalim në zonat e posaçme administrative Makao apo Hongkong për shkak se Tajvani u shkëput nga Kina në vitin 1949 dhe që atëherë nuk lejoi më fluturimet direkete për shkaqe të sigurisë. Qeveria në Tajpeh kishte frikë se avionë ushtarak të maskuar si avionë pasagjerësh mund të sulmonin ishullin e tyre.

Rifillimi i fluturimeve direkte simbolizon shpresën e të dyja palëve për paqe, staqbilite, dialog dhe zhvillim, tha deputeti tajvanez Xhon Çang në një ceremoni rasti në aeroportin e Pekinit ku u festua nisja e një avioni tjetër për në Tajpeh.

  • Data 29.01.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQp
  • Data 29.01.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQp
Reklamë