1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas 15 muajsh arrest

Ulrich Pick13 Mars 2007

Irani lë të lirë gjermanin e arrestuar. Donald Klein ndodhet aktualisht nën kujdesin gjerman

https://p.dw.com/p/AqxJ
Gjermani Donald Klein
Gjermani Donald KleinFotografi: picture-alliance/ dpa

Donald Klein, gjermani që mbahej i arrestuar në Iran që prej fundit të 2005, është liruar nga burgu në Teheran të hënën në mbremje. 53 vjeçari kishte hyrë në ujerat territoriale iraniane, duke peshkuar në det të hapur. Ai u dënua me 18 muaj burgim për kalim ilegal të kufirit. Dhe tani pas 15 muaj arresti Donald Klein është përsëri i lirë. Irani e ka liruar gjermanin Donald Klein pas më shumë se një viti arrest.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të hënën në mbrëmje në Berlin, se Klein është nën kujdesin gjerman. Arrestimi i Kleinit dhe mbajtja për një kohë të gjatë në burg i kishin ngarkuar marrëdhëniet gjermano-iraniane. Steinmeiet tha se ai gezohet aq më shumë, që lirimi erdhi tani. Lirimin e Donald Klein e konfirmoi edhe avokati i tij Klaus Kübler. "Për fat të mirë mund ta vertetoj. Unë di vetëm, që ai tani është në ambasadën gjermane në Teheran. Kjo është kryesorja dhe që ai është në gjendje pak a shumë të mirë shëndetesore. Ai ka folur me gruan e tij. Dhe ky është një lehtësim shumë i madh pas një lufte të gjatë për lirimin e tij. Ai ka nevojë për një vizë për të dalë dhe kjo mund të zgjasë një ose dy ditë. Por ai do të vijë shpejt në Gjermani."

53 vjeçari Donald Klein, i cili vjen nga Lambsheim pranë Ludwigshafenit dhe shoqeruesi i tij francez Stephane Lherbier kishin hyrë me 29 nëntor 2005 në ujerat territoriale iraniane duke peshkuar dhe ishte arrestuar. Për kalim ilegal të kufirit ata u dënuan me nga 18 muaj burgim. Lherbier u lirua në fund të shkurtit.

Ministria e jashtme gjermane ishte përpjekur për lirimin e Kleinit. Më pas ministria e jashtme kishte thirrur ambasadorin iranian dhe kishte kerkuar trajtim të barabartë me Lherbierin. Politikanë dhe familjet e të burgosurve kishin nderhyre vazhdimisht muajt e fundit për lirimin e parakohshem të të dyve. Së fundi edhe presidenti gjerman Horst Këhler i bëri një lutje për falje për Kleinin udheheqesit më të lartë iranian Ajatollah Komenini.