Partneritet i mirëfilltë me Afrikën | Gjermania | DW | 07.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partneritet i mirëfilltë me Afrikën

Me një konferencë ndërkombëtare në Bon presidenti i Gjermanisë Horst Këler nisi në fundjavë 5./6.11. një iniciativë të re për Afrikën.

Presidenti i Gjermanise (i pari nga djatha) me pjesemarres ne konferencen e Petersbergut

Presidenti i Gjermanise (i pari nga djatha) me pjesemarres ne konferencen e Petersbergut

Ishte fillimi i një dialogu me Afrikën. Presidentë afrikanë dhe ish-kryetarë shtetesh, shkrimtarë të njohur në të gjithë botën, shkencëtarë, ekonomistë dhe gazetarë, të gjithë këta i ka ftuar presidneti Horst Këler për dy ditë me radhë të diskutonin rreth çështjes: se si mund të krijohet mundësia e një partneriteti të mirëfilltë me Afrikën.

Raporte mes Afrikës dhe vendeve perëndimore industriale ka që prej shumë kohësh. Kryesisht ato dalin në pah në një varësi të njëjtë, për shembull në ndihmën për zhvillim. Iniciativa "Partneritet për Afrikën" e presidentit të Gjermanisë, Horst Këler, është në kërkim të një partneriteti të mirëfilltë.

Këler thotë se nga Konferenca e Petersbergut në Bon doli në pah një sinjal i rëndësishëm: "U bë e qartë, që ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Afrika ka nevojë për ndihmën tonë dhe Evropa po ashtu për atë të afrikane. Për shembull në çështjen e migracionit, kjo është bërë e qartë me rastin e dy enklavave spanjolle në Marok, me problemet e mjedisit, të epidemive dhe sidës."

Prandaj edhe për të gjithë pjestarët parashtrohet detyra që në radhë të parë të sqarojnë domethënien e vërtetë të termit partneritet: "Partneriteti ka si parakusht repsektin për njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë që gjithçka është e barabartë. Asimetri do të ketë, por patjetër që duhet të ketë një interes të përbashkët. Të dy partnerët duhet të kenë dobi nga ky raport."

Perëndimi nuk duhet të shkojë në Afrikë me një valixhe plot përgjigje të gatshme, thotë Këler. Ai duhet të ndihmojë që të formulohen pyetjet e sakta dhe të marrë pjesë në kërkimin e përgjigjeve. Një cilësi të re të dielogut ka kërkuar presidenti i Afrikës së Jugut, Tabo Mbeki: "Ne të gjithë duam partneritet, por përse po zgjat kaq shumë derisa ky të tregojë rezultate? Mos ka të bëjë me hipokrizinë dhe kriteret e dyfishta që kemi vendosur. Mos ka të bëjë me mungesën e sinqeritetit, të integritetit në radhët tona, afrikanëve, që nuk bëjmë përparime? Në se kjo është kështu, atëherë në të ardhmen do të diskutojmë bashkarisht dhe do të shohim se ç’mund të ndryshojmë në të."

Konferenca në Petersbergun e Bonit ishte vetëm fillimi i një iniciavtive, që do të zgjasë për të gjithë periudhën e qendrimit në post të presidentit Këler. Vitin e ardhshëm bisedimet do të vazhdojnë në territorin afrikan.

  • Data 07.11.2005
  • Autor Alexander Göbel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2K
  • Data 07.11.2005
  • Autor Alexander Göbel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2K