1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia e Pavarur Britanike kërkon shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE

Sabine Matthay26 Korrik 2004

Kur në fillim të këtij viti spikeri i BBC-së Robert Kilroy-Silk i quajti të gjithë arabët "vetëvrasës me bomba, kasapë dhe tiranët e grave", ai u pushua menjëherë nga puna. Ndërkohë Silk merret me politikë: Ai ka krijuar partinë kundër BE-së - UK Indipendence Party dhe mundi të fitojë 16% te votave gjatë zgjedhjeve të kaluara evropiane. Partia e tij kërkon tërheqjen e menjëhershme të Britanisë së Madhe nga BE.

https://p.dw.com/p/ArGp
13 deputetë ka Partia e Pavarur Britanike në Parlamentin Evropian
13 deputetë ka Partia e Pavarur Britanike në Parlamentin EvropianFotografi: AP

Deri tani antarët e Partisë së pavarur britanike UK indipendence Party kanë rënë në sy si armiq të BE. Si për shembull deputeti i tyre parlamentar Nigel Farage:

"Qëllimi ynë është ndarja miqësore nga Bashkimi Evropian dhe nga i gjithë integrimi politik në Evropë. Në vend të kësaj ne kërkojmë miqësi fqinjësh dhe treg të lirë" - deklaron ish bankieri dhe deputeti i partisë së pavarur britanike në Parlamentin Evropian.

Shprehje të tilla i sollën partisë së pavarur britanike 16% të votave dhe rritjen e prezencës së fraksionit nga 3 në 12 deputetë.
Njëri prej tyre quhet Godfrey Bloom dhe ai ra në sy që ditën e parë të punës në Srasburg me shprehjet e tij armiqësore: Gratë nuk pastrojnë aq shumë sa duhet, ju përgjigj 54 vjecari pyetjes përse kërkon që të rrijë në komisionin për të drejtat e grave në Parlamentin Evropian.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Bloom i lejoi vetes edhe një marrëzi tjetër:

"Asnjë biznesmen i vogël me tru në kokë do të punësonte një grua që
është në moshën për të bërë fëmijë"- thotë Bloom. Sa më shumë të drejta tu jepen grave aq më të këqija janë shanset e tyre në tregun e punës.

Partia e pavarur britanike e bëri të qartë opinionin e saj ndaj BE, kur deputeti i Parlamentit Evropian Bloom u shpreh për BBC-në:

"Brukseli dhe Strasburgu nuk kanë përse përzien kur bëhet fjalë për marrdhëniet mes punëdhënsit dhe punonjësit".

Në Britaninë e Madhe gratë tundin kokën kur dëgjojnë fjali të tilla nga deputeti i Parlamentit Evropian. Aty dy të tretat e grave në moshën 25 deri 50 vjec punojnë rregullisht.

Kryesia e partisë së pavarur britanike përpiqet ta marrë në mbrojtje deputetin e saj, duke deklaruar se Bloom nuk ka ende eksperiencë në qarqe të tilla politike. Por nga ana tjetër kjo parti i gëzohet cdo artikulli që botohet për të.

Por sidoqoftë një artikull që u botua ditëve të fundit, nuk i pëlqen as partisë së pavarur britanike: Deputeti Ashley Mote, i cili donte të sqaronte aferat e korrupsionit në Bruskel një herë e mirë, duhet të rrijë në Britaninë e Madhe: ai akuzohet vetë për korrupsion.