Partia e Majtë dhe WASG bashkohen në 2007 | Gjermania | DW | 01.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partia e Majtë dhe WASG bashkohen në 2007

Të majtët gjermanë u mblodhën në fundjavë në kongrese. Aty vendosën që të bashkohen deri në vitin 2007. Rruga do të jetë e vështirë, pasi degët e WASG-ut në dy lande nuk pranojnë të bashkohen në një të vetme.

Kryetari i rizgjedhur i Partisë së Majtë Lotar Biski (m) me Gregor Gizin (d)

Kryetari i rizgjedhur i Partisë së Majtë Lotar Biski (m) me Gregor Gizin (d)

Ka mbi një vit, që e majta gjermane po përpiqet të bashkohet në një parti në të majtë të asaj socialdemokrate. Gjatë fundjavës dy seksionet e së majtës ishin mbledhur nëpër kongrese Aleternativës Zgjedhore për Drejtësi Sociale (WASG) në Ludvigshafen, ndërsa ata të Partisë së Majtë në Hale. Në këto kongrese u vendos realizimi i fuzionimit deri në verën e 2007-ës.

Një marrëveshje e ngjashme ishte sigluar, që prej disa muajsh nga kryesitë e dy partive. Kushti i fuzionimit ishte që nëpër zgjedhjet e landeve partitë të mos dilnin kundër njëra-tjetrës. Këtë parakusht e thyen degët e WASG-ut në Berlin dhe Meklenburg – Pomeri e Parme që në shtator do të votojnë për parlamentet e landeve.

Në të dy këto lande Partia e Majtë qeveris në koalicon me socialdemokratët. Për WASG-un politika e tyre nuk është në qeveri së bashku me socialdemokratët dhe politika e tyre nuk është më e majtë por neoliberale, sipas kandidatët e alternativës. Kritikat kryesore janë në adresë së politikës së privatizimit. Grindja mund të përfundojë tani edhe para drejtësisë. Sepse dega e Berlinit megjithë kërkesën që i bën asaj kryesia në shkallë federate mbetet tek qendrimi i parë, Lotar Biski, i cili në Hale u rizgjodh në postin e kryetarit të partisë është megjithatë optimist:

"Themelimi i WASG-ut ishte edhe një kritikë praktike ndaj Partisë së Majtë. Prandaj e kam thënë vazhdimisht në këtë proces të krijimit të partisë edhe në duhet të ndryshojmë," – thotë Biski.

Kjo do të thotë më shumë mirëkuptim për prejardhjet e ndryshme socio-kulturore të të majtëve lindorë dhe të antarëve të WASG-ut, shumica e të cilëve janë sindikalistë dhe puntorë të zhgënjyer nga politika e socialdemokratëve. Këtë dallim mes këtyre prejardhje e mishëron më së miri ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate, Oskar Lafonten, kryetari i WASG-ut. Lafonten nuk e pati të lehtë në Lufvigshafen kur kërkonte fuzionim, shumë prej delegatëve e ndërprisnin fjalimin e tij me fërshëllima. Lafontaine, bëri thirrje që të mos e humbisnin këtë shans të krijimi të një të majte të fuqishme në Gjermani:

"Shohim që në të gjithë botën ka lëvizje. Në Amerikëne Jugut, po kthehen socialistë në pushtet, që duan t’i kundërvihen imperializmit amerikan të lëndëve të para. Shumë të tjerë i kanë kthyer sytë nga Gjermania. E ne nuk kemi pse t’i zhgënjejmë. Ky është apeli im për ju të gjithë!"

Në Hale Partia e Majtë sapo nisi një fushatë kundër uljes së pagave dhe pro pagës minimale prej 8 Euro në orë. Në fjalën e Biskit u dëgjuan tone të ashpra edhe kundër angazhimit të Bundesverit në Kongo. Lufta kundër ekstremizmit të djathtë dhe racizmit si edhe dialogu i kulturave gjithashtu u përmendën.

Në legjislativ aleanca ndërpartiake e të majtëve përfaqësohet me 54 deputetë.

  • Data 01.05.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0i
  • Data 01.05.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0i