Partia e Erdoganit humbi Ankaranë, në Stamboll garë e ngushtë | Bota | DW | 01.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Partia e Erdoganit humbi Ankaranë, në Stamboll garë e ngushtë

Zgjedhjet në Turqi kanë rezultuar me befasi të mëdha. Ka pasur incidente dhe të vrarë. AKP e humbi Ankaranë. Në Stamboll garë shumë e ngushtë.

Sipas rezultateve të para jozyrare të zgjedhjeve lokale në Turqi, partia AKP e presidentit Recep Taip Erdogan ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin Ankara. Opozita është atje në epërsi dhe ka fituar më shumë se 50 % të votave. Ndërkohë që në Stamboll ende nuk dihet se kush ka fituar, sepse rezultati është shumë i ngushtë. Kandidati i AKP në Bosfor ishte ish-kryeministri  Binali Yildirim, ndërsa i opozitës kryetari i bashkisë së qarkut Ekrem Imamoglu. Në metropolin prej 8 milionë votuesish do të vendosin sipas të gjitha gjasave rreth 2-3 mijë vota, ndaj aktualisht nuk dihet se kush do të zë vendin e parë. Presidenti Erdogan ka paralajmëruar edhe mundësinë e ankesës për rezultatin, ndonëse partia e tij AKP ka mbajtur edhe deri tani gati të gjithë mekanizmat e pushtetit në dorë. AKP ka kandiduar në zgjedhje së bashku me partinë ultra djathtiste MHP, sikur edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të qershorit të 2018. Ndërsa partia opozitare e majtë CHP ishte në koalicion me të djathtën IYI.

Ka dhe të vrarë

Türkei Ankara Kommunalwahlen CHP-Anhänger feiern (Reuters)

Opozita feston në Ankara

Zgjedhjet kanë kaluar me probleme të mëdha. Agjencia e lajmeve DHA njofton edhe për një incident të rëndë në një vendvotim në Pötürge. Një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë dy të tjerë. Vrasësi më pas është arrestuar. Temel Karamollaoglu, kryetar i partisë së vogël Saadet, thotë se të vrarët kanë qenë vëzhgues të partisë së tij në vendvotim. Ata kanë protestuar për shkak të parregullësive në këtë vendvotim dhe i pasojë janë vrarë.

Rreth 57 milionë shtetas të Turqisë kanë votuar për kretarët e bashkive dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha 81 provincat njëkohësisht. Zyrtarisht thuhet se zgjedhjet i kanë siguruar rreth 550.000 forca të sigurisë.

Erdogani në qendër të fushatës

Türkei | Recep Tayyip Erdogan nach Stimmabgabe im Wahllokal (picture-alliance/AA/C. Oksuz)

Erdogani i pakënaqur

Zgjedhjet lokale janë një test shumë i rëndësishëm për gjendjen në Turqi dhe mbështetjen aktuale të partisë AKP të presidentit Erdogan. Presidenti është angazhuar vet gjatë fushatës pothuajse në të gjithë vendin. Ndërsa partitë opozitare e kanë quajtur Erdoganin armik të vendit. Erdogani i ka quajtur zgjedhjet të një "rëndësie kombëtare" me shpjegimin se Turqia kërcënohet nga armiqtë e jashtëm.

HDP kurde pohon se është dëmtuar

Partia prokurde HDP ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e saj. Gjatë fushatës janë arrestuar 713 përfaqësues dhe anëtarë të HDP. 107 prej tyre ende janë nën masa arresti, kumtoi partia. Opozita pohon se partia në pushtet i ka shfryëzuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe mediat për fushatë. Vendi është polarizuar ndërsa opozitarët pohojnë se ata janë kriminalizuar dhe quajtur "terorristë".

bc/djo/sti (afp, dpa)