Partia demokristiane CDU mund të qeverisë e vetme në landin e Tyringenit | Gjermania | DW | 14.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Partia demokristiane CDU mund të qeverisë e vetme në landin e Tyringenit

Pakënaqësia ndaj politikës së koalicionit mes socialdemokratëve dhe ekologjistëve në Gjermani shkon jo në favor të partive të spektrit të djathtë por të trashëgimtarëve të ish-partisë socialiste të RDGj-së.

Nostalgjia për ish-RDGj i jep vota PSD-së

Nostalgjia për ish-RDGj i jep vota PSD-së

Kryesorja në zgjedhjet për parlamentin e landit të Tyringenit ishte çështja nëse kristiandemokratët (CDU) do t'ia dilnin të qeverisnin të vetëm apo nëse do t'u duhej të hynin në koalicion me partitë me majta, si socialdemokratët apo Partia e Socializimit demokratik (PSD). Partia socialdemokrate mori vetëm 14% të votave, kurse PSD-ja 26%. Gjithsesi CDU-ja rriti të fitonte 44% të votave dhe mund të qeverisë e vetme. Partia socialdemokrate është kthyer në kokë turku në Gjermani. Sado të shkëlqyeshëm të jenë kandidatët e saj për poste të ndryshme, si ishte rasti për kryeministër të landit të Tyringenit, hipoteka e rëndë e Shrëderit bën që të humbasë gjithkush. Të gjelbërit, edhe pse pjesëtarë të koalicionit, nuk po humbasin pikë dhe kjo sepse tregohen më autentikë se socialdemokratët. Megjithatë pakënaqësia ndaj politikës së koalicionit mes socialdemokratëve dhe ekologjistëve në Gjermani po shkon jo aq në favor të partive të spektrit të djathtë, se sa të trashëgimtarëve të ish-partisë socialiste të RDGj-së. Edhe pse kjo parti ka karakter rajonal, potenciali i saj si parti proteste mbetet i madh sidomos në landet lindore të Gjermanisë.

  • Data 14.06.2004
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6P
  • Data 14.06.2004
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6P