Parlamenti serb miratoi sot njëzëri Kosovën si pjesë të Serbisë | Ballkani | DW | 13.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti serb miratoi sot njëzëri Kosovën si pjesë të Serbisë

Përfaqësuesit e partive opozitare propozuan edhe disa masa më radikale si ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet, të cilat pranojnë pavarësinë e Kosoves.

Presidenti serb, Boris Tadiç

Presidenti serb, Boris Tadiç

Parlamenti i Serbise ka vendosur qe Kosova te mbetet pjese e Serbise. Vendimi eshte marre thuajse njezeri, madje partite e opozites kane shkuar me tej duke kerkuar qe Serbia te nderprese marredheniet me ato vende qe pranojne pavaresine e Kosoves.

Por kjo kerkese e opozites u hodh poshte nga presidenti Boris Tadiç:
"Ekzistojnë rregulla të politikës nderkombetare. E kjo është ajo që keni ndermend të bëni dhe që është e domosdoshme për interesat tuaja dhe ta thoni hapur sot në bote. Ne këtë kemi bere, hapur ia kemi thene këtë sot botes. Une në te gjitha bisedimet ne SHBA kam thene hapur, se do te mbroj pavaresinë dhe integritetin territorial të vendit tone dhe kur hyra në bisedime për arritjen e një statusi tjetër, u bë nje diskutim demokratik. Në fakt demokraci është, kur ke pozicione të ndryshme, por ke të drejtë të mbrosh qëndrimin tënd."

Edhe pse propozimet e qeverisë dhe puna e ekipit përfaqësues në bisedime moren gati mbeshtetjen e të gjithë deputeteve, përfaqesuesit e partive opozitare propozuan edhe disa masa më radikale si ndërprerjen e marredhenieve diplomatike me vendet, të cilat pranojnë pavarësinë e Kosoves. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç është i bindur në qëndrimin e tij, se për ide të tilla nuk ka vend në bisedimet për statusin e Kosoves.

"Serbija nuk deshiron të bëjë lufte, Serbia deshiron paqe, paqe shumëvjeçare dhe Serbia vetem në kete menyre mund të mbrojë interesat e saj ne Kosove. Se si është ndryshe kemi patur mundesi ta shohim në fund të shekullit të 20. Dhe n.q.se dikujt nuk i kujtohet ky skenar, do të ishte mirë ta kujtonte kete skenar. Pasojat e tij mund të shihen në kampet e refugjateve në Serbi, ne qytetin e Beogradit por edhe në Kosove dhe Metohi dhe në vështirësitë, me te cilat perballohemi gjate ketij procesi bisedimesh."

Në çdo moment ne do të mbrojmë interesin tonë, të ngremë kredibilitetin e ekipit tone negociator, të dergojmë mesazh se shteti i Serbisë është demokraci legjitime, që dëshiron të kete marrëdhëniet me te mira me fuqitë e medha e në këtë mënyrë preokupohet edhe për qytetarët e vet dhe për qytetaret e tjere në të gjithë rajonin.

"Përsa i përket vazhdimit të negociatave presidenti i Serbisë thekson se megjithë zerat e shumtë në bashkësinë nderkombetare nuk është marrë ende vendimi perfundimtar për statusin e ardhshem të Kosoves.

"Ne hyjmë në një faze të posaçme bisedimesh. Unë në këtë moment nuk mund të them, ne se kjo është faze përfundimtare apo jo. Ajo mund te behet faza perfundimtare, por kjo varet ne fakt nga vendet e grupit të kontaktit, në radhe të pare prej tyre. Ata janë në fokus të vemendjes sone. Edhe një here them jo vetem shtetet perendimore, jo vetem Rusia, por të gjitha anetaret e grupit të kontaktit, them në mënyrë të vecante Gjermania, që sot ka komandantin e Kforit, që ka kryeadministratorin e UNMIK-ut në Kosove, që merr persiper perfaqesimin e institucioneve evropiane dhe në Evropë Gjermania do të thotë një fjalë shumë të rendesishme në muajt e ardhshem. Ne duhet të mbrojmë interesat tona në të gjitha keto vende, por duhet të garantojmë që edhe të gjitha keto vende kanë interesat e tyre ne vendin tone."

  • Data 13.09.2006
  • Autor Marina Maksimovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcc
  • Data 13.09.2006
  • Autor Marina Maksimovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcc
Reklamë