Parlamenti i Evropës në Strasburg i përgatitur për zgjerimin e BE me 1 maj | Evropa | DW | 15.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i Evropës në Strasburg i përgatitur për zgjerimin e BE me 1 maj

Në prag të zgjerimit të BE nga 15 në 25 anëtarë, që do të të bëhet me 1 maj 2004, njëzet e pesë redaktorë të Dojçe Veles, vizituan Parlamentin e Evropës në Strasburg për t´u njohur me përgatitjet e bëra për të pritur dhjetë anëtarët e rinj me të drejta të plota në BE.

Parlamenti i Evropës pret i gatshëm deputetët e dhjetë vendeve të reja anëtare, që me 1 maj i bashkohen BE-së.

Parlamenti i Evropës pret i gatshëm deputetët e dhjetë vendeve të reja anëtare, që me 1 maj i bashkohen BE-së.


Gazetarët janë gjithmonë të mirëpritur në Strasburg. Në punën e Parlamentit Evropian ka një transparencë të madhe dhe kjo arrihet me ndihmën e mediave publike të akredituara aty. Kolegët tanë nga shumë vende të BE të akreditaur në Parlamentin e Evropës në Strasburg, punojnë në kushte shumë të përshtatshme për punë. Secili nga kolegët që vizituam këtë insititucion, do të ndihej i privilegjuar të punonte në një ambient të tillë. Një gazetari të akreditaur në Parlamentin evropian, i ofrohen të gjitha shërbimet dhe mjetet për punë falas, në mënyrë që ai të ketë mundësi të njoftojë opinionin publik me punën që zhvillohet aty dhe që puna e deputetëve të jetë transparente.


BE me 455 milionë banorë

Parlamenti Evropian në Strasburg tashmë është bërë gati për të pritur deputetet edhe te 10 vendeve të reja anëtare. Nga 1 maji 2004 BE do të këtë 25 shtete anëtare me të drejta të plota. Pranimi bëhet përnjëherë për të dhjetë shtetet e reja. Në historinë e BE asnjëherë nuk ka pasur një zgjerim kaq të gjerë ku dhjetë shtete të jenë bashkangjitur përnjëherë. BE deri më tani thuhet të jetë një rrëfim i suksesshëm për shkak se është mbështetur në vlera të dëshmuara civilizuese dhe demokratike siç janë: liria, barazia, ruajtja e dinjitetit të njeriut, shteti i së drejtës dhe ruajtja e të drejtave njerëzore. Qytetaret e vendeve anëtare gëzojnë të drejtën e qarkullimit të lirë, të tregtisë së lirë, ndërkohë që 12 vende anëtare të BE-së kanë edhe monedhën e përbashkët Euro. Në të gjitha prej vendeve anëtare ekziston një mirëqenjë sociale, ndërsa disa nga shtet anëtare janë edhe superfuqi ekonomike si Gjermania, apo Britania e Madhe. Këto vlerë dhe përparsi që ofron Unioni i shteve Evropiane duket të jenë arsye e fortë që shumë prej vendeve, të cilat ende janë jashtë këtij Unioni, të synojnë një ditë anëtarësimin në këtë bashkësi shtetesh. Ky synim me 1 maj bëhet realitet për dhjetë vende anëtare. 455 milionë banorë do të ketë me 1 maj në 25 shtetet e BE.

Në PE do të fliten 20 gjuhë


Në Strasburg të Francës, ku e ka selinë Parlamenti Evropian tashmë gjithçka është gati, që ky zgjerim të bëhet në mënyrë të natyrshme dhe pa telashe. Në mënyrë të veçantë për pranimin e dhjetë vendeve të reja janë bërë përgatitjet teknike, pasi me shtimin e numrit të vendeve anëtare bëhet edhe një shtim i madh i volumit të punëve teknike. Kryerja e përgatitjeve për arsye të zgjerimit në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg ka qenë një punë e mundimshme dhe që ka kërkuar kohë, shpejgon për ekipin e redaktoëve të DW-së shoqëruesi dhe cicëroni i PE, dr. Otmar Filip. Ai thotë se është dashur të kryhen punë të shumta si janë renovimi i sallës, shtimi i zyrave për deputetë, shtimi i kabinave për përkthyes etj.

"Kur është përururuar ndërtesa e re e Parlamentit Europian në Strasburg në vitin 1999 ka pasur 700 vende. Tani janë bërë punime dhe janë shtuar ulëset në sallë. Në zgjedhjet e reja do të ketë 732 deputetët nga të 25 vendet. Cdo deputetë do të ketë mundësi të flasë në gjuhën e tij amtare. Përkthyesit profesionistë kujdesën që secili deputet të përciellë debatin në parlament në gjuhën e tij amtare. Deri më tani përkthyesit janë kujdesur që përkthimet të bëheshin në 11 gjuhë: daneze, gjermane, angleze, finlandeze, franceze, greke, italiane, holandeze, porutgeze, suedeze dhe spanjolle, kurse me zgjerimin e BE në Parlametin e Strasburgut do të fliten 20 gjuhë. Në kët mënyrë Parlamenti evropian është kujdesur që të merret në kosideratë shumëllojshëmria kulturore dhe gjuhësore evropiane edhe pse kjo gjë kërkon shpenzime finaciare, të cilat e ngarkojnë dukshëm buxhetin e parlamentit", thotë dr. Otmar.


Parlamenti i Evropës së bashku me Këshillin e Evropës është organ ligjvënës. Ligjet e aprovuara nga këto dy insitutcione rregullojnë përditshmërinë e qytetarit evropian. Kështu parlamenti trajton tema dhe sjell ligje që rregullojë raportet ekonomike evropiane, ligje që favorizojnë mbrojtjen e ambientit, ligje që kërkojnë të vetëdijësohet dhe të paralajmërohet qytetari evropian nga rreziku që i vie si fjala vjen kosnumimi i duhani, ligje kundër eksperimentimit me kafsheve, e deri te problemet më sekundare me të cilat ballafaqohet qytetari evropian. Duhet shtuar se parlamenti evropian është insititucioni i vetëm në Bashkimin Evropian që këshilimet dhe sencat e mbledhjeve i mban publike.

Ndërkaq, në sallë deputetët nuk ulën sipas përkatësisë shtetrore apo nacionale, por sipas përkatësisë partiake të ndara në grupe parlamentare apo fraksione. Dr. Otmar për këtë thotë:

"Në Parlamentin Evropian ka shtatë grupe parlamentare, respektivisht fraksione dhe disa anëtarë që nuk bëjnë pjesë në fraksione. Deputetët e parlamenti Evropianë mbajnë kuvendet e tyre një javë në muaj në Strasburg. Sencat e jashtëzakonshme parlamentare organizohen në Bruksel."

  • Data 15.03.2004
  • Autor Fadil GASHI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI4
  • Data 15.03.2004
  • Autor Fadil GASHI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI4