Parlamenti i Evropës mbështet opozitën bjelloruse | Evropa | DW | 07.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i Evropës mbështet opozitën bjelloruse

Parlamenti i Evropës u bëri thirrje ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së që të ndërmarrin menjëherë sanksione të efektshme dhe të zgjuara ndaj Bjellorusisë.

Aleksandër Milinkjewitsch në Strasburg

Aleksandër Milinkjewitsch në Strasburg

Aleksandër Milinkjewitsch, pati rastin për t'u prezantuar fuqishëm në Parlamentin e Evropës. Shumicën e kohës ai ishte mes deputetëve duke biseduar dhe këmbyer mendime me ta si dhe duke kërkuar përkrahje në luftë për demokratizimin e Ukrainës dhe kundër diktaturës së Lukashenkos. Për dy ditë me radhë 59-vjeçari Milinkjewitsch, qëndroi në Parlamentin Evropian dhe tani që po kthehet në vendlindjen e tij mund të jetë i sigurt për mbështetjen evropiane:

"E gjithë Evropa e mbështet dëshirën tonë për demokraci. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova këtu. Mbështetja për ne është tepër e madhe." - thotë Aleksandër Milinkjewitsch.

Mbështetjen e tyre për demokracinë në Bjellorusi nuk e demonstruan vetëm euro-deputetët në parlament, të cilët mbajtën për dy ditë me radhë në qafë shallë të kuq e të bardhë me shënimin "Solidaritet me Bjellorusinë", por edhe Këshilli i BE-së. Ky këshill deklaroi se do t'i ndalojë Lukashenkos hyrjen në vendet e BE-së. Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të vendosin gjatë takimit të tyre të së hënës së ardhshme në Luksemburg, për sanksione të tjera. Kreu i opozitës bjelloruse Aleksandër Milinkjewitsch, u rekomnadoi atyre një katalog sanksionesh të diferencuar:

"Besoj se sanksionet ekonomike nuk do të ishin efektive, sepse ato prekin në radhë të parë qytetarët e thjeshtë dhe jo regjimin. Por sanksionet kundër atyre që nuk i respektojnë parimet demokratike do të ishin shumë të efektshme."

Për këtë Aleksandër Milinkjewitsch kërkon që ndalimi për të hyrë ne vendet e BE-së të mos vlejë vetëm për Lukashenkon, por të shtrihet edhe për ata që e mbështesin regjimin e tij, e të cilët "nuk janë disa dhjetra, por qindra."

Kreu i opozitës bjelloruse nuk duket të jetë një karrierist, por më tepër një njeri i shkolluar dhe i tërhequr, i cili nuk u rrit në gjirin e ndonjë partie, por ishte profesor për fizikë në universitet. Milinkjewitsch e mban për vete faktin, se i biri është në burg, për shkak se edhe ai doli në demonstratat e opozitës kundër Lukashenkos. Të vetmet fjalë që thotë janë, se kjo vizitë në Strasburg i jep një ndjenjë sigurie në një kohë të pasigurt:

"Vizita në Parlamentin Evropian është si një lloj mase sigurie. Ju e dini se tek ne ka pasur politikanë që thjesht janë zhdukur, por ne duhet të vazhdojmë më tej dhe të mos kemi frikë." - thekson Aleksandër Milinkjewitsch.

  • Data 07.04.2006
  • Autor Martin Drum
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBU
  • Data 07.04.2006
  • Autor Martin Drum
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBU