Parlamenti i BE-së voton pro antarësimit të Bullgarisë në vitin 2007 | Evropa | DW | 13.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i BE-së voton pro antarësimit të Bullgarisë në vitin 2007

Parlamenti i BE-së në Strazburg miratoi me shumicë votash antarësimin e Bullgarisë në union të planifikuar për vitin 2007. Në këtë mënyrë marrëveshja e antarësimit mund të nënshkruhet sipas planit në fund të prillit. Në Parlamentin e BE-së në Strazburg 522 deputetë votuan për antarësimin e Bullgarisë dhe kundër zgjerimit të BE-së votuan 70 deputetë. Por a është Bullgaria e përgatitur sa duhet për t´u bërë antare me të drejta të plota në BE?

Pamje nga Sofja

Pamje nga Sofja


Sa u përket qytetarëve në Bullgari shumica dërmuese e rreth 8 milionë shtetasve nuk kanë asnjë dyshim, që vendi i tyre sa më shpejt duhet të bëhet pjesë e këtij unioni.

"Për të rinjtë kjo është një perspektivë mjaft e mirë, atyre u hapen mundësi të mëdha për të ecur përpara, për të studiuar e punuar. Si dëshmi ose shembull për këtë kemi disa ish-vende socialiste, si Çekia dhe Polonia, që tashmë janë bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ndaj edhe ne jemi të bindur, se do t´ia arrijmë që të përmbushim edhe ato që na mungojnë për një zhvillim të plotë në këtë drejtim", kështu shprehet një qytetare bullgare.

Një tjetër bullgar mendon: "Ne vijmë me një kulturë të jashtëzakonshme mijëra vjeçare, ne jemi krenarë për këtë kulturë dhe vetëm mund të mësosh nga një vend si i yni."

Por këto shpresa dhe vetëdija e madhe që shprehet bartin me vete edhe një rezik të madh, tërheq vëmendjen politologu Zaharie Zahariev: "Kjo për arësye, se unë vet, por edhe të gjithë ekspertët janë të bindur që shpresa të tilla të ekzagjeruara nuk mund të realizohen kaq lehtë."

Tani për tani askush nuk mund ta parashikojë, se në ç´drejtim mund të evoluojë një BE me 25 dhe së shpejti me 27 apo 28 vende antare. Njëkohësisht Bullgaria në këndvështrimin ekonomik ka një nivel shumë të ulët zhvillimi. Pensioni mesatar aktualisht është 60 leva, rreth 30 euro, ndërsa paga mesatare është 150 leva, rreth 75 euro.

"Ne na duhen 20 apo 30 vjet, qoftë edhe si antarë të BE-së për të arritur një nivel normal evropian", i këtij mendimi është sociologu, profesor Petar Emil Mitev. Në Sofje të bie në sy inderefentizmi me të cilin pritet reagimi nga Brukseli, se antarësimi në vitin 2007 do të kushtëzohet me një shtyrje eventuale për në vitin 2008 në rast, se Bullgaria nuk zbaton reformën e kërkuar në sistemin juridik, nuk integron si duhet pakicat dhe vecanërisht rreth 80.000 romët që jetojnë atje.

Politologu Zahariev thotë, se: "Jam pothuajse i sigurt, se gjithcka do të rjedhë normalisht. Ne jemi madje të sigurt, se brenda mandatit të këtij parlamenti do të përmbushen të gjitha dëshirat e Brukselit." Por ata që janë skeptikë tërheqin vëmendjen, se "shpejt" nuk do të thotë patjetër "mirë dhe me themel". Faktikisht në qershor do të ketë zgjedhje parlamentare. Kryeministri aktual dhe ish-mbreti i Bullgarisë Simeon Saksoburgotski, mund të humbasë mbështetjen e elektoratit nga 43% në zgjedhjet e fundit ajo mund të bjerë në 13 apo 14%. Ndërkohë sondazhet rezultojnë në favor të socialistëve. Por pavarësisht, se si do të dalin zgjedhjet të gjitha partitë e kanë të qartë kursin drejt BE-së.

Por çfarë mund t´i ofrojë BE-së një vend i ri antar si Bullgaria? Profesor Mitev vë në dukje, brigjet e mrekullueshme turistike të detit të zi, ndërsa profesor Zahariev mendon, se ish-vendi i bllokut lindor, Bullgaria mund të krijojë një urë të rëndësishme mes BE-së dhe Rusisë. Në përgjithësi sipas tij: "Unë e di mjaft mirë se në ç´nivel ka nisur pranimi i Greqisë apo i Portugalisë. Krahasuar me këto vende ne kemi një pozicion shumë më të mirë fillestar për t´u pranuar në BE."

Në Sofje preferohet krahasimi me Rumaninë, vend ky që gjithashtu do të antarësohet bashkë me Bullgarinë në BE. Sa i përket korrupcionit, reformave dhe të drejtave të njeriut Rumania ka ende deficite të mëdha nënvizon profesor Zahariev: "BE-ja me Rumaninë do të ketë shumë më tepër vështirësi se me Bullgarinë."

  • Data 13.04.2005
  • Autor Eduard Nembah
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEn
  • Data 13.04.2005
  • Autor Eduard Nembah
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEn