Parlamenti gjerman, Bundestagu, ratifikon marrëveshjen për Kushtetutën Evropiane | Gjermania | DW | 12.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Parlamenti gjerman, Bundestagu, ratifikon marrëveshjen për Kushtetutën Evropiane

Sot parlamenti gjerman, Bundestagu, ratifikon marrëveshjen për Kushtetutën Evropiane. Miratimi i kësaj marrëveshjeje konsid erohet si i sigurt edhe pse një grup i vogël deputetësh të grupit konservator do të votojë kundër. Më 27 maj kjo marrëveshje do të ratifikohet prej Këshillit të Federatës. Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së në Gjermani nuk do të zhvillohet referendum për kushtetutën.

Në votimin që do të zhvillohet në parlamentin gjerman për marrëveshjen për Kushtetutën Evropiane nuk priten vetëm dy të tretat e votave të domosdoshme por madje shumë më tepër. Megjithatë ka disa deputetë të djathë, që do të votojnë me "jo". Një ndër ta është deputeti i partisë kristian-sociale Gerd Müller, cili thotö: "Me marrëveshjen kushtetuese do të kalojnë në Bruksel një numër i madh dhe thelbësor i kompetencave. Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së do të shfuqizohen dhe Bundestagu do të humbasë të drejtat e tij substaciale."

Gerd Müller mendon se parlamenti gjerman në të ardhmen do ta ushtrojë vetëm në mënyrë të kufizuar funksionin e vet si ligjvënës, sepse në Kushtetutën e BE-së legjislacioni evropian sanksonohet si prioritar ndaj legjislacionit gjerman. Deputeti tjetër i kësaj partie, Peter Gaulweiler, do të kërkojë madje pas ratifikimit prej Bundestagut pranë Gjykatës Kushtetuese gjermane që të konstatojë nëse nenet e Kushtetutës së BE-së përputhen me ato të Kushtetutës Gjermane.

Këto rezerva i kanë edhe disa deputetë të partive të tjera. Ndërsa drejtuesit e partive të djathta CDU dhe CSU mendojnë ndryshe dhe u kanë bërë thirrje deputetëve të tjerë të grupeve të tyre parlamentare që të votojnë pro Kushtutës së BE-së. "Kush voton kundër Kushtetutës së BE-së mëkaton ndaj interesave të Gjermanisë" tha përpara zhvillimit të votimit deputeti i CDU-së Peter Hintze. Ai është zëdhënës për politikën evropiane të kësaj partie dhe është i bindur se miratimi i Kushtetutës së BE-së sjell vetëm përparësi.

"Ajo që është tepër e rëndësishme është se në këtë Kushtetutë Gjermania merr brënda bashkësisë evropiane më tepër peshë. Tani do të jenë 80 milionë gjermanë që votojnë dhe jo 29 vota që kishim deri tani." - thotë Peter Hintze, i cili i referohet në këtë pikë një prej rregullave themelore të Kushtetës së BE-së, parimit të shumicës së dyfishtë, sipas së cilit numri i banorëve të një vendi merr një rëndësi më të madhe se deri më sot.

Partitë e djathta kërkojnë që parlamenti të aprovojë edhe një ligj shoqërues për forcimin e të drejtave të parlamentit, me të cilën synohet që parlamentet e vendeve anëtare të BE-së të kenë te drejtën e fjalës, kur vjen puna për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Partia liberale kritikon faktin që në Gjermani nuk po zhvillohet referendum për Kushtetutën Evropiane, sepse sipas mendimit të kësaj partie qytetarët janë ata që preken drejtpërdrejtë për kësaj Kushtetute. Por liberalët dështuan në përpjekjen e tyre për ta ndryshuar për këtë qëllim kushtetuën gjermane, e cila nuk parashikon zhvillimin e referendumeve për raste të tilla.

  • Data 12.05.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3r
  • Data 12.05.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3r