1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti Evropian mban një minutë heshtje për viktimat e akteve terroriste të Londrës

Bernd Riegert7 Korrik 2005
https://p.dw.com/p/Aqk1
Pak çaste pas atentateve në Londër
Pak çaste pas atentateve në LondërFotografi: AP

Jo vetëm pjesëtarët e takimit të nivelit të lartë të G-8 reaguan të tronditur ndaj sulmeve terroriste në Londër. Shok dhe tronditje ato shkaktuan edhe në radhën e institucioneve të BE-së. Parlamentarët dhe nëpunësit e BE-së ndoqën me dëshpërim pamjet në ekranet e televizioneve. Ideja dominuese, 15 muaj pas akteve terroriste të Madridit, "Mos vallë ia nisi sërish?!?". Parlamenti Evropian mbajti një minutë heshtje për viktimat e akteve terroriste të Londrës.

Presidenti i Parlamentit Josep Borrell tha: "Nuk kemi ende të dhëna sakta, por kemi të vdekur. Në emër të Parlamentit u shpreh ngushëllimet e mia të gjitha familjeve të viktimave dhe atyre që u duhet të vuanin prej kësaj vepre barbare. Si presidenti i Parlamentit dhe si qytetar i një shteti, i cili përjetoi para një viti horrorin e sulmeve të tilla, dua të shpreh solidaritetin tim me popullin britanik. Ne jemi të gjithë pranë jush. Terrori nuk duhet të fitojnë ndaj vlerave të paqes dhe të demokracisë."

Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso deklaroi në kuadër të takimit të G-8, se BE-ja do t'u ofrojë autoriteteve britanike çdo lloj ndihme të mundshme. BE-ja nuk duhet të jetë territor ku të lëvizin terroristët, dhe kundër kësaj duhet të luftojmë bashkarisht, tha Barroso.

Që prej goditjeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe të 11 marsit 2004 në Madrid, BE-ja po përpiqet që t'i koordinojë më mirë veprimtaritë e tij kundër terrorit. Po bëhen përpjekje për përmirësimin e sistemit të këmbimit të informacioneve të shërbimeve sekrete mes njëri-tjetrit dhe BE-ja ka emëruar edhe një koordinator për luftën kundër terrorizmit. Gjithsesi Gijs de Vries merr përsipër më tepër detyra politike dhe e ndjen veten të pafuqishëm kundrejt autoriteteve të vendeve anëtare të BE-së, kur vjen fjala për marrjen e masave konkrete. Vënia në jetë e masave për të cilat është rënë dakord, sikurse tregon përvoja, zgjat brënda BE-së disa vjet.