1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti Evropian dhe kompetencat e tij

Klaus Dahmann12 Maj 2004

Mes datës 10 dhe 13 qershor për të përcaktuar 732 deputetët e rinjë të Bashkimit Evropian janë thirrur të votojnë 450 milionë qytetarë me të drejtë vote. Por çfarë rëndësie kanë këto zgjedhje? Përndryshe çka mund të vendosin në të vërtetë në të ardhmen 732 deputetët e rinjë?

https://p.dw.com/p/ArHL
Parlamenti Evropian në Strasburg
Parlamenti Evropian në Strasburg

"Pa parlament nuk bën në Evropë", - një parullë e cila dëgjohet shpesh nga deputetët e Bashkimit Evropian. Një parullë pas të cilës në të vërtetë fshihet edhe problemi më i madh i këtij institucioni: prej zgjedhjeve të para të drejpërdrejta për Parlamentin evropian në vitin 1979, parlamentarët luftojnë që jo vetëm të japin mendimin e tyre për këtë apo atë vendim të Komisionit apo Këshillit, por edhe të kenë të drejtën për marrjen e vendimeve. Kush dëshiron një Evropë demokratike duhet tu lejoj deputetëve më tepër ndikim në politikën e BE-së, është argumenti i tyre.

Në fakt Parlamenti evropian është instanca e vetme e Bashkimit e zgjedhur me votën e drejtpërdrejt të popullit. Institucion më i fuqishëm padyshim ashtu si më parë mbetet Këshilli i Evropës i cili përbëhet nga qeveritë e vendeve anëtare. Dhe antarët e Komisionit të BE-së me seli në Bruksel poashtu emërohen nga qeveritë.

Kështu Paarlamenti Evropian është më i zëshmi kur bëhet fjalë për mungesën e afërsisë me qytetarët dhe deficitet demokratike në Bashkimin Evropian. Përshembull kur flitet për kryetarin e ardhshëm të Bashkimit Evropian që parashihet të zgjidhet me kushtetutën e re të BE-së. Ai as nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë të popullit e as nga parlamenti por nga qeveritë kombëtare në Këshill. Lidhur me këtë deputeti Elmar Brok:

"Ai është një kryetar i Këshillit, i cili ka obligime vetëm ndaj Këshillit dhe zgjidhet vetëm prej tij. Andaj ai duhet të refuzohet pasi që ai do të dëmtonte organet e përbashkëta, parlamentin dhe komisionin. Kjo do të paraqiste një ndryshim të barazpeshës mes institucioneve: kryetari nuk do të kontrollej prej askujt, as nga parlamenti", sqaron deputeti evropian Brok.

Edhe pse Brok dhe deputetët tjerë nuk kanë arritur të ndryshojnë mendimin e grupit të punës për kushtetutën evropiane, gjatë viteve të kaluara parlamenti evropian ia doli të zgjeroj ndikimin e tij në disa fusha: para së gjithash me marrvëeshjet e Mastrichit të vitit 1992 dhe Amstredamit më 1997 është rritur ndikimi i tij.

Në këtë mënyrë deputetët evropianë ndërkohë duhet të miratojnë buxhetin vjetor të Bashkimit Evropian. Vetëm me nënshkrimin e kryetarit të parlamentit nga Brukslei mund të shpenzohen paratë. Përveç kësaj shumë ligje të Bashkimit Evropian të propzuara nga Komisioni Evropian duhet të miratohen nga Parlamenti. Deputetët kanë mundësinë kështu që të ndryshojnë ligjet para se ato të kenë kaluar në instancën e fundit, Këshillin e qeverive. Por ashtu si më parë deputetët evropianë nuk mund të bashkëvendosin në fushën e politikës së taksave dhe bujqësisë, të cilat gëlltisin pjesën më të madhe të buxhetit të Bashkimit Evropian.

Çështja e pushtetit dhe ndikimit brenda Bashkimit Evropian luan një rol të madh edhe sa i përket temës se ku duhet të jetë selia e Parlamentit. Selia zyrtare e Parlamentit ndodhet në Strasburg. Por sekretariati i përgjithshëm e ka selinë në Luksemburg. Ndërkaq zyrat kryesore të deputetëve ndodhen në Bruksel - pasi që atje ndodhet Komisioni dhe mbahen shumica e mbledhjeve. Njëherë në muaj Parlamenti evropian mblidhet në një mbledhje javore në Strasburg ndërkohë që mbahen edhe mbledhje në Bruksel. E tërë kjo shetitje jo vetëm që kushton para por edhe u hyp nervat deputetëve pasi që disa kanë dëshirë të mblidhen në Strasburg e disa të tjerë në Bruksel.

Përshembull hollandezja Lauseviz van der Laan mendon që Strasburgu sidoqoftë është vetëm një reminishencë e pajtimit gjermano-francez:

"Njeriu mund të gjej mijëra gjëra të tjera të bukura për Strasburgun si simbole të pajtimit. Por jo parlamentin i cili duhet të jetë kontrollues i pushtetit ndërkohë që pushteti është në Bruksel. Dhe nëse ne nuk jemi aty ku është pushteti atëherë nuk do të kemi kurrë një demokraci të vërtetë në Evropë", thotë Lauseviz van der Laan.

Argumente tjera dëgjohen përshembull nga kundërshtarët e Brukselit si gjermani Bernd Posselt:

"Strasburgu nuk është metropol i burokratëve, Strasburgu nuk është simbol i centralizmit. Përkundrazi Strasburgu është simbol i një Evrope të qytetarëve, është kryeqyteti i parlamentit të Evropës, është një qytet i të drejtave të njeriut në formë të veçantë. Eshtë diçka si poli i kundërt me Brukselin. Dhe besoj që ne duhet ta shfrytëzojmë këtë, që parlamentit ti japim një profil tërsisht të veçantë", thekson Posselt.

Në këtë mënyrë deputetët e Bashkimit Evropian edhe më tej do të shetisin nga Strasburgu në Bruksel e anasjelltas pa harruar udhëtimet për në vendlindjet e tyre. Sidomos në këto javë kur në të gjitha vendet është duke u zhvilluar fushata evropiane elektorale.

Shpenzimet e udhëtimeve mirren përsipër nga Bashkimi Evropian dhe po të llogariten nuk është shumë e vogël. Megjithatë kjo shumë mbetet sekret pasi që deputetët nuk duhet të ofrojnë dëshmi për shumën e vërtetë të shpenzimeve por marrin një shumë paushalle, çka për disa do të thotë edhe fitim shtesë. Kësaj shume i shtohen edhe 262 euro për çdo pjesëmarrje në mbledhje. Në pranverën e këtij viti pat ndodhur një skandal kur deputeti austriak Hans Peter Martin fajësoi disa kolegë të tij për mashtrim. Ata kishin futur më vonë emrat e tyre në listat e pjesëmarrësve në mbledhje pa qenë të pranishëm në to. Martin poashtu kritikon edhe sistemin e pavërtetuar të mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit. Që atëherë sqaron Martin ai nuk shihet me sy të mirë nga kolegët e tij:

"Njerëzit e ndjejnë veten këtu të befasuar. Jeta në parajsën e vetëshërbimit me emrin "Parlamenti Evropian" ishte deri tash shumë e rehatshme", nënvizon Martin.

Aktualisht Enti për luftimin e mashtrimeve pranë Bashkimit Evropian, OLAF është duke hetuar rreth këtyre akuzave. Deputetët gjermanë kanë sqaruar në fillim të fushatës elektorale se heqin dorë vullnetarisht nga një pjesë e honorarave të tyre ditore.