Parlamenti Evropian debaton për Kosovën | Ballkani | DW | 07.07.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti Evropian debaton për Kosovën

Debatet shoqërojnë një projektrezolute të përgatitur për Komisionin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek. Projektrezoluta do të votohet nesër, më 8 korrik.

Ulrike Lunacek

Ulrike Lunacek

Ulricke Lunacek, deputete e Të gjelbërve evropiane, ka përgatitur një prpjektrezolutë që vjen si përgjigje ndaj raportit të progresit të Komisionit Evropiant, të vitit të kaluar. Projektrezoluta kërkon që Komisioni i BE-së të shprehë qartë synimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe integrimit të saj në BE.

"Në raportin tim unë kërkoj që liberalizimi i vizave për Kosovën të fillojë menjëherë, që vendet që nuk kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë për të bërë më efektive përpjekjet e BE-së në Kosovë dhe parave të financuara atje. Raporti kërkon nga Serbia që të ndalojë përkrahjen e strukturave paralele në Kosovë dhe të gjejë një formë transpartente të ndihmës për serbët e Kosovës," thotë Ulricke Lunacek për Deutsche Wellen.

Parlamenti Evropian në Strazburg

Parlamenti Evropian në Strazburg

Një pikë tjetër është të përkrahet EULEX-i në procesin e forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në hetimet e fundit që ka filluar me rastet e korrupsionit, për shembull në ministrinë e Transportit. "Unë kam bërë dhe një kërkesë tjetër, por nuk e di a do të pranohet, që Kosova të futet vitit tjetër në procesin e përgatitjes së marrëveshjes së asocijimit në BE," shton Lunacek.

Ulricke Lunacek pret që projektrezoluta e saj të marrë nesër gjatë votimit tre të katërtat e votave "që të bëhet e qartë për se është pjesa më e madhe e BE-së. Pjesa më e madhe e BE-së është për Kosovën e pavarur dhe shpresoj, se pas dhënies së gjykimit në Hagë këtë muaj, edhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur të shfrytëzojnë mundësinë për ta bërë," thotë Lunacek.

Vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës janë Qipri, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

  • Data 07.07.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OD91
  • Data 07.07.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OD91