Parlamenti britanik refuzoi sërish marrëveshjen e daljes nga BE | Evropa | DW | 29.03.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Parlamenti britanik refuzoi sërish marrëveshjen e daljes nga BE

Lideri laburist Corbyn i kërkoi May-t të japë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Parlamenti britanik sapo refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t'u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj.