Paralajmërime befasuese të Ariel Sharon | Bota | DW | 07.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Paralajmërime befasuese të Ariel Sharon

Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka paralajmëruar një plan për zgjidhjen e konfliktit me izraelitëve dhe palestinezëve i cili parashikon tërheqjen e një pjese të madhe të shtetasve të tij nga rajoni i Rripit të Gazës. Ndërkohë që kërkohen lëshime në Jordanin Perëndimor. Paralajmërimet më të reja kanë shkaktuar befasi dhe kanë hapur një numër të madh pyetjesh.

Gazetari me renome Joel Marcus është i bindur se kryeministri izraelit Ariel Sharon këtë radhë e ka me gjithë mend. Gjatë një interviste me këtë gazetarë Sharon tha se planifikon heqjen e 17 ngulitjeve hebrenje nga Rripi i Gazës dhe tri në Joradnin Perëndimor. Në përshëndetje kisha përshtypjen se Sharon ka nisur një rrugë pa kthim. Ose do të vazhdojë përpara ose duhet të tërhiqet, tha Markus.

Megjithatë, as pas kësaj kthese të befasueshme të kryeministrit i cili vetëm para një gjysmë viti ka shpallur se këto lagje kolonësh në Rripin e Gazës paraqesin një kontribut të vecantë për sigurinë e Izraelit, ai nuk ofron ndonjë strategji të re.

Ngulitjet në Rripin e Gazës do të jepen si shkëmbim për lëshisme në Jordanin Perëndimor. Kjo do të zbutë tendosjet tepër të rënda në Rripin e Gazës, mes shumicës palestineze dhe pakicës së vigël hebrenje, që shpesh shkallëzojnë edhe me konflikte të përgjakshme. Rreth 7.500 kolonë izraelitë jetojnë në një hapsirë të ngushtë prej 40 kilometrash në Rripin e Gazës në bredgdetin mesdhe. Gjysma prej tyre janë fëmijë. Izraeli kontrollon rreth 42 përqind të territorit, ndërsa palestinezët me 1.4 milionë banorë vetëm 60 përqind. Disproporcioni tek resurset është edhe më i shprehur. Secili izraelit në këtë rajon shpenzon në vit rreth 1.000 kub ujë, ndërsa palestinezët vetëm 172.

Shpërndarja jo e drejtë shkakton tendosje dhe tensione mes palestinezëve dhe hebrenjëve. Kjo sepse ngulitjet izraelite nuk mund të shpjegohen as me shkaqe fetare biblike. Kolonët hebrenjë në Rripin e Gazës nuk kanë as mbështetjen e popullit në Izrael. Shumica izraelite është deklaruar për largimin e tyre nga këto territore. Planet e Sharonit kundërshtohen vetëm prej partivet të djathta. Por kjo i siguron atij mbështetjen e gjërë ndërkombëtare, për të cilën Sharon ka nevojë në qoftë se synon zbatimin e planit për forcimin e ngulitjeve hebrenje në Jordanin Perëndimor, ku janë të vendosur më shumë se 200.000 izraelitë.

Sharon synon edhe shkëmbimin e territorieve me palestinezët, tha këto ditë një zëdhënës i tij. Arabëve me shtetësi izraelite do tu lejohen ato territore ku paraqesin shumicën në kuadër të shtetit izraelit, ndërkohë që për vete do të kërkojë territoret e banuara me hebrenjë. Kjo ka shkaktuar mllefosje tek arabët, sepse ata janë shtetas izraelit dhe nuk duan të bëhet tregti pa i pyetur fare. Sharon tha se plani i tij nuk është përpunuar deri në fund duke shtuar se për këtë i duhen edhe tre muaj. Dhe me të vërtetë, edhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Cfarë do të ndodhë me ngulitjet e mbetura hebrenje në Rripin e Gëzës? Si do të plotësohet vakuumi pas tërheqjes së trupave izraelite? Si do të bëhet ndarja në Jordanin Perëndimor? Ku duhet të kalojë gardhi i sigurisë? Cfarë do të ndodhë me Jerusalemin? Dhe më në fund, si e paramendon Izraeli zgjidhjen e të gjitha këtyre cështjeve pa pjesëmarrjen e palestinezëve?
  • Data 07.02.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU8
  • Data 07.02.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU8
Reklamë