Paralajmërim Koresë së Jugut dhe homazh për Elvisin | Politika | DW | 30.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Paralajmërim Koresë së Jugut dhe homazh për Elvisin

Xhorxh Bush dhe Juniciro Koicumi e paralajmëruan drejpërdrejt Korenë e Veriut në rast të testimit të planifikuar me raketat ndërkontinentale.

Kryeministri japonez, Koicumi

Kryeministri japonez, Koicumi

Askush nuk e di ku do të drejtohet kjo raketë dhe nëse ajo është e pajisur me lëndë shpërthyese tha Bush: "Startimi i kësaj rakete është i papranueshëm. As Japonia dhe as SHBA, dhe asnjë vend tjetër që e do lirinë nuk do të pranojë të kthehet në peng të një rakete të tillë. Ajo që mund të bëjmë ne, është që të punojmë ngushtë së bashku në drejtim të mbrojtjes kundëraketore."

Ky ishte gati një kërcënim i hapur në adresë të Koresë së veriut, se në rast të një fluturimit testues në det të hapur, raketa do të qëllohet.

Bushi dhe Koicumi shprehën gjithashtu shqetësimin e përbashkët për programin atomik të Iranit dhe kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Në fund madje dhe një falënderim i thellë për dërgimin e trupave japoneze në Irak, megjithëe kthimi i trupave ka kohë që ka filuar. Ju e bëtë detyrën tuaj tha Bush: "Trupat japoneze kanë bërë në Irak një punë shumë të mirë. Dhe ato mund të largohen, pikërisht sepse kanë arritur të bëjnë një punë kaq të mirë. Tanimë detyrën e tyre do ta marrin përsipër ushtarët irakianë."

Të dy pastaj u drejtuan miqësisht në konferencën e përbashkët për shtyp: Koicumi ka arritur të fitojë zemrën e presidentit Bush edhe në një pikë tjetër, sepse ai është tifoz i një pjese shumë të rëndësishmë të kulturës amerikane, Elvis Preslit.
Dhe Bush e shpërblen me një protokoll jo edhe aq të ngurtë zyrtar.

Ditën e sotme Bushi dhe Koicumi fluturojnë së bashku për në Memfis, të shtetit Tenesi, ku ndodhet një nga tempujt e "Rock and Rollt"-it "Graceland". Bush: "Ai e adhuron Elvis dhe unë nuk mund të përfytyroj gjë më të mirë, se sa të shkojë së bashku me të dhe të shohim shtëpinë e këngëtarit. Kjo tregon se sa të miqësuar jemi ne. ështe kënaqësi që jeni këtu, zoti kryeministër."

Koicumi është gjithashtu mjaft i kënaqur dhe mezi pret të shohë shtëpinë e këngëtarit. Politikani japonez madje këndon edhe në publik këngë nga Ekvisi, si për shembull "I want you"

Kështu Koicumi koketon mirë në Uashington me maninë e tij për Elvisin. Edhe në fund të konferencës për shtyp, kur ai me një anglishte të dobët falenderon popullin amerikan për simpatinë ndaj tij- duke bërë edhe një alegori me këngën e Elvisit "Love me tender".


  • Data 30.06.2006
  • Autor Karsten Shmister
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpQ
  • Data 30.06.2006
  • Autor Karsten Shmister
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpQ