Paqe dhe qetësi me afat të kufizuar? | Gjermania | DW | 01.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paqe dhe qetësi me afat të kufizuar?

Ushtria gjermane merr komandën e ISAF-it në veri të Afganistanit

Gjendja në Afganistan vazhdon të jetë e rrezikshme - ky është gjykimi i ministrit gjerman të mbrojtjes Franz Josef Jung. Kjo vlen edhe për veriun e vendit ku ushtria gjermane mori sot komandën e ISAF-it. Arsyeja për aktet e shumta të dhunës në Afganistan lidhet me faktin që bashkësia ndërkombëtare nuk ka ende një koncept efikas për këtë vend.

Katër vjet e gjysmë pas rrëzimit të regjimit taliban Afganistani duket se është më larg se asnjëherë nga paqja e brendshme dhe rendi i ri shtetëror. Një pjesë e ndihmave nga mbarë bota është harxhuar ende pa mbërritur në destinacion dhe talibanët kanë kohë që kanë ngritur kokën dhe u krijojnë vështirësi qeverisë qendrore dhe ndihmësve ndërkombëtarë. Sipas përllogaritjeve të fundit "nxënësit fanatikë të kuranit" kanë 12.000 persona të armatosur në jug të vendit, një territor ku thuajse 3.000 ushtarë amerikanë planifikohet të zëvendësohen nga një kontingjent dy herë më i fuqishëm i NATO-s.

Pikërisht ky jug i Afganistanit tregon se sa të pasuksesshme ishin faktikisht përpjekjet për ndryshim. Megjithëse ky territor ka qenë kështjellë e talibanëve, edhe gjatë sundimit të tyre në Kabul, autoriteti i qeverisë qendrore nuk u vendos thuajse aspak atje. Edhe trupat amerikane që vepronin atje duket se nuk përpiqeshin veçanërisht për këtë. Për ta, si dhe në rajonin kufitar me Pakistanin në verilindje, ka rëndësi ndjekja e "fantomit" Osama Bin Laden dhe e përkrahësve të El Kaida-s së tij.

Në pjesë të tjera të vendit përfituan gjithashtu forcat e vjetra nga paaftësia e dukshme e botës së jashtme dhe e qeverisë Karzai për të vendosur rregull dhe qetësi. Të ashtuquajturit warlord-ë të vjetër erdhën përsëri në pushtet në zonat e tyre dhe megjithëse presidenti Karzai i ka shkarkuar ndërkohë disa prej tyre, Afganistani vazhdon të jetojë me sistemin e vjetër të sundimtarëve rajonalë, i cili gjithnjë i ka kthyer në farsë qeverinë qendrore dhe e ka bërë vendin një faktor serioz pasigurie.

Ka të ngjarë që disa gjëra të ishin zhvilluar më mirë sikur bota e jashtme ta kishte planifikuar dhe bashkërenduar më mirë misionin e vet. Kështu nuk kanë mbetur shpesh pa efekt vetëm masat e ndihmave dhe janë përvetsuar nga punonjësit e ndihmave dhe zyrtarët e korruptuar paratë në vend që të mbërrinin tek nevojtarët. Nuk është arritur as reduktimi i rritjes së drogës, përkundrazi: Afganistani është "kryesues tregu" në këtë fushë. Si rezultat gjendja e sigurisë sa vjen e keqsohet për shkak të planifikimit të pamjaftueshmëm nga trupat e huaja dhe aftësimi e fuqie të pamjaftueshme të forcave afgane të sigurisë.

Në kohën e marrjes së komandës nga ushtria gjermane në Masar-i-Sharif mund të të qetësojë vetëm fakti që kjo zonë ka qenë deri tabni relativisht e sigurt. Në Afganistan ka pajtim se që prej rrëzimit të talibanëve zona të tilla sa vjen e janë rralluar. Pa koncept të tërësishëm dhe efikas me gjasa edhe qetësia e paqja në Masar nuk do të zgjasin shumë.

  • Data 01.06.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0R
  • Data 01.06.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0R