Paqartësi për rrugën e mëtejshme | Evropa | DW | 13.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Paqartësi për rrugën e mëtejshme

Ministrat e jashtëm të BE-së përgatisin samitin në Bruksel

Ministrat e jashtem te BE-se ne Luxemburg

Ministrat e jashtem te BE-se ne Luxemburg

Corientimi në BE duhet se po bëhet më i madh, në vend që të bëhet më i vogël. Pas jo-së së francezeve dhe hollandezeve për projektkushtetutën debati për financat e BE-së ka shperthyer tani i plotë. Si do të vejnë punet më tej? Kjo është çështja kryesore me të cilën do të merren në fund jave në Bruksel kryetaret e qeverive të BE-së. Me qëllim që ky samit të sjellë më shumë se vetem fjalë boshe, ministrat e jashtem janë takuar tani në Luksemburg. Por në këtë takim pergatitor, janë përvijuar vetem linjat e konfliktit, zgjidhjet nuk duken akoma gjekundi. Ministrat e jashtëm të BE rekomandojnë, që t´i lihet secilit shtet të vendosë vetë, ne se do të kryejë ratifikimin e kushtetutës. Britania e Madhe u deklarua e gatshme, që ta pezullojë referendumin e planifikuar, pasi francezet dhe hollandezet votuan me jo. Ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher u distancua nga një pozicionim i qartë lidhur me vazhdimin e ratifikimit. Por duhet ta kemi si synim që të mbetemi tek parimet e kushtetutës, tha ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher. Se si mund të arrihet qëllimi, Fisher nuk di ta thotë. Ai foli për një kohë reflektimi, pa e përcatkuar atë më afër me muaj apo vite.
"E qartë është, se unioni nuk duhet të paralizohet tani dhe të mbetet në gjendjen që është. Kjo nuk do të thotë, që kësaj t´i japim fund shpejt. Rëndësi ka, që reflektimi të kthehet tani në një proces. Një proces, që ka nevojë për kohën e vet, nqs do të jetë rrënjësor, por që në të njëjtën kohë duhet edhe të fillojë."

Diplomatët parashikojnë që samiti i kryetarëve të qeverive të përfundojë me një deklaratë të mjegullt, që nuk jep asnjë rrugëdalje nga kriza kushtetuese. Ministri i jashtëm britanik Xhek Straw tha, se pret nga Franca një deklaratë ne se dhe si do ta ndryshojë kushtetutën në një fazën e dytë të saj.
Ministrat e jashtëm nuk mundën të arrinin në një emerues të perbashket në cështjen e vështirë të buxhetit. Meqenese Britania e madhe këmbëngul në uljen e kontributit, edhe shtetet e tjera hezitojnë të lëvizin. Jack Straw, ministri i jashtëm britanik refuzoi bisedimet për rabatin prej 5 miliardë eurosh.
"Po ne kemi një mendim të qartë për rabatin tonë, por në një pikë tjetër ekzistojnë afërsi në pozicionet e gjashtë shteteve. Ne kemi kerkuar reduktimin e buxhetit të përgjithshëm."
Të gjashtë paguesit neto kërkojnë një mbulese buxhetore prej Një përqind të kapacitetit ekonomik të BE për vitet 2007 deri 2013. Presidenca e rradhës e BE propozon si kompromis 1.06%. Diferenca arrin rreth 200 miliardë euro. Ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher mendon se në samitin e kryetareve të qeverive në fundjavë do të arrihet vetem një rezultat provizor.
Ministrja e jashtme austriake Ursula Plasnik kërkon si reaksion ndaj referendumeve negative për kushtetutën që të hiqet nga pikat e vendimit të takimit premtimi për fillimin e bisedimeve të pranimit me Turqinë. Ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher tha se ai qëndron në atë që bisedimet e pranimit me Turqinë të fillojnë dhe të tentohet edhe për pranimin e shteteve të Ballkanit perendimor.
"Nuk çështje për shkurt apo gjatë. Eshte diçka substanciale. Unë mund t´ju them gjatë "mirë dita", apo shkurt "mire dita". Te dyja janë e njëjta gjë. Por nqs hesht dhe kaloj para jush, pa thene asnje fjale, mund ta ndjenit veten të fyer. Kjo nuk është çështje gjatesie ky është thelbi."
Pranimi i Rumanisë dhe Bullgarisë duhet të behet siç është marrë vesh me 1 janar 2007. Kroacisë i sigurohet për korrik një prove e re. Deri tani BE herziton të nisë bisedimet për pranim me Zagrebin, sepse ky nuk ka bashkepunuar sa duhet me tribunalin e Hages për krime lufte. BE kerkon dorezimin e gjeneralit Ante Gotovina, i cili është akuzuar nga tribunali për krime lufte.

  • Data 13.06.2005
  • Autor Berndt Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE7
  • Data 13.06.2005
  • Autor Berndt Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE7