Papa rithekson vullnetin për dialog me botën islame | Politika | DW | 25.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Papa rithekson vullnetin për dialog me botën islame

Papa Bendikti i XVI takon përfaqësues të botës islame

Përfaqësues myslimanë tek papa

Përfaqësues myslimanë tek papa

Papa Benedikti i XVI ka apeluar sërish për dialog me botën islame. Pas një takimi, me 21 ambasadorë nga vendet islame, të zhvilluar sot në rezidencën e tij verore në kështjellën Gendolfo, papa kumtoi se shpreson rindërtimin e urave midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Në këtë takim ishin dhe shumë përfaqësues shpirtërorë myslimanë. Pas fjalimit të papës në Regensburg të Gjermanisë, ku ai ka cituar një perandor bizantin që ka deklaruar se profeti Muhamed ka sjellë vetëm gjëra të këqija dhe johumane, pati valë protestash shumë të ashpra në botën islame. Vatikani deklaroi se ky takim është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të sqaruar citimin aq të diskutuar të papës lidhur me raportin e islamit me dhunën.

  • Data 25.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoV
  • Data 25.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoV