Papa Gjon Palit i II-të celebron meshën e Krishtlindjeve dhe jep bekimin tradicional ″urbi et orbi″ | Bota | DW | 25.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa Gjon Palit i II-të celebron meshën e Krishtlindjeve dhe jep bekimin tradicional "urbi et orbi"

Në mesazhin tradicional të Krishtlindjeve Papa Gjon Pali i II-të të shtunën shprehu shqetësim për konflitket në Afrikë, në Irak dhe në Lindjen e Mesme. Le t´na inkurajojë Jezu Krishti në përpjekjet për ta çuar përpara dialogun dhe pajtimin, u lut kreu i kishës katolike, që fliste ngadalë dhe me shumë mundim për shkak të gjendjes së dobët fizike. Krahasuar me vitet e mëparshme këtë radhë Gjon Pali i II-të mbajti një meshë të shkurtër dhe më pas ai lexoi në të gjitha gjuhët e botës mesazhet e urimit.

Papa Gjon Pali i II-të duke dhënë bekimin e Krishtlindjeve

Papa Gjon Pali i II-të duke dhënë bekimin e Krishtlindjeve

Nën mijra ombrella për t´u mbrojtur nga shiu i rrëmbyeshëm, besimtarët ishin mbledhur përeth bredhit 32 metra të lartë të zbukuruar me poça të artë dhe të argjendë që ish vendosur në mes të sheshit të Shën Pjetrit. Besimtarët përshëndesnin me boritë që mbanin në dorë automobilin e Papës që u kalonte pranë.

Qysh prej disa vjetësh Papa nuk predikon më nga ballkoni mbi hyrjen e Katedrales së Shën Pjetrit, ndaj ai ka mundësi që përpara se të nisë meshën të kalojë me automobolin e tij pranë njerëzve duke i përshëndetur ata së afërmi. Në çastin që Papa iu afrua portalit u ndez entuziazmi i shumë të rinjve që herë pas here morri edhe nota histerie.

Përpara se Papa ta merrte fjalën, përshëndetën me muzikë bandat e Vatikanit si dhe ato të policisë italiane, gjë që bëri të kryqëzoheshin motivet e dy himneve.

Teksa të rinjtë u qetësuan, në mesazhin e tij të Krishtlindjeve në prezepion ku ndodhej foshnja, Papa Gjon Pali i II-të u lut, që Jezu Krishti të ndihmojë në ndaljen e çdo forme të dhunës që shkaktont vuajtje të pashërueshme:

"Le të qetësohen vatrat e tensioneve, atje ku kërcënojnë të shpërthejnë konflifkte, le të shtohet dëshira për gjetjen e zgjdhjeve paqësore, që marrin parasysh përpjekjet legjitime të popujve."

Papa gjithashtu u lut që të forcohen pëprjekjet për pajtimin në Afrikë, në Darfur, në Irak apo në Lindjen e Mesme. Ashtu si edhe vitetet e kaluara pasuan bekimet në latinisht "urbi et orbi" si dhe mesazhet e urimit në 62 gjuhë. Por në një mori gjuhësh Papa edhe mund të ngatërrohet, siç i ndodhi atij kësaj here në një idiom që ai e përdor mjaft, ai uroi në gjermanisht duke iu drejtuar francezëve, italianëve e anglezëve.
Një urim që natyrisht u kushtohej banorëve të Romës dhe të të gjithë kombit italian. Duke e ndjerë lodhjen e kreut të sëmurë të kishës, publiku nisi të shprehë sërish entuziazëm siç duket për t´i lënë edhe kohë Papës që të mbledhë veten.


"Lindja e Jezu Krishtit, krijuesit të njeriut, e mbush jetën tuaj me gëzim dhe plot mëshirë, qoftë paqja e tij në zemrat tuaja! Krishtlindje të bekuara dhe të gëzuara!"

Në përjgithësi duket se Gjon Pali i përballoi mirë strapacimet e festës, pas meshës së mesnatës ai u kthye në shtëpi në orën 2 të mëngjesit dhe deri në mesditën e së shtunës ai e mbajti veten mjaft mirë. Gjendja e tij shëndetësore këto ditë duket keq, por e qëndrueshme.

  • Data 25.12.2004
  • Autor Filip Kreizelmajer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRN
  • Data 25.12.2004
  • Autor Filip Kreizelmajer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRN
Reklamë