Papa Françesku pas Bullgarisë viziton Maqedoninë e Veriut | Ballkani | DW | 06.05.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Papa Françesku pas Bullgarisë viziton Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut mirëpritet vizita e Papa Françeskut. Por vizita në Bullgari ishte një mision delikat. Në asnjë vend tjetër të Europës Qendrore nuk është kaq e vështirë marrëdhënia e kishës ortodokse me Vatikanin.

Papst Franziskus in Nord-Mazedonien (Reuters/M. Djurica)

Papa në Maqedoninë e Veriut

Të dielën Papa filloi për herë të 28-të udhëtimin e tij jashtë Vatikanit. E këtë herë sërish Papa viziton Ballkanin, (në vitin 2014 Papa vizitoi Shqipërinë, në 2015-n Sarajevën). Bullgaria, thotë teologu bullgar, Bojidar Andonov "është një vend i varfër, megjithëse është në BE. Njerëzit jetojnë shpesh në skamje dhe shumë thjesht." Bullgaria me 7 milionë banorët e saj konsiderohet vendi më i varfër i Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat-it ky vend ka nivelin më të ulët të prodhimit të brendshëm bruto.

Papa Françeku vizitoi Bullgarinë dy ditë. Të martën ai po viziton Maqedoninë e Veriut. Për të 11-n herë kreu i kishës katolike udhëton brenda Europës.

Shpresa për më shumë vëmendje

"Në vend ekziston shpresa, që me vizitën e Papës të marrim më shumë vëmendje në botë", thotë Andonov për Deutsche Welle. Teologu që ka studiuar në Mynih përshkruan admirimin e bullgarëve për Papa Françeskun dhe përkushtimin e tij për njerëzit në skajet e shoqërisë.

Në një kohë që vizita e Papës në Bullgari në kuptimin e bashkëjetesës së kishave shihet si vizitë e vështirë. Papa Françesku, citojnë mediat amerikane zëvendësdrejtorin e Sekretariatit Ekumen dhe Ndërfetar të Peshkopëve Amerikanë, duhet të "ecë si mbi vezë", sepse ka "shumë fusha të minuara".

Atmosferë pozitive në popull

Kisha ortodokse-bullgare bëri të ditur pak javë më parë, se nuk do të marrë pjesë në shërbesat e përbashkëta fetare dhe lutjet. Patriarku Neofit dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, krerë drejtues të ortodoksisë në vend duan ta takojnë Papën, por jo të shfaqen me të në veshjet liturgjike. Teologun Andonov nuk e shqetëson kjo. Në festën e pashkëve javën e kalaur, ai ka qenë kudo nëpër Bullgari. Mes besimtarëve ortodoksë sundon një atmosferë pozitive. "Ata duan ta ndjekin të gjithë vizitën e Papës në televizor". Për Andonov populli është më shumë se metropolitët, që duhet të mësojnë bashkëjetesën e feve në demokraci.  Në programin e Papës janë parashikuar krahas bisedimeve politike edhe një fjalim në një shesh publik. Tipike për Papën, ai do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje dhe bashkë me fëmijët do të festojë kungimin e tyre.

Papst Franziskus in Nord-Mazedonien (Reuters/O. Teofilovski)

Papa në Maqedoninë e Veriut

Nderim Nënë Terezës

Në qëndrimin afër 10 orë në Maqedoninë e Veriut të martën, Papa vendos një theks të veçantë. Në Shkup ai viziton vendin përkujtimor për Nënë Terezën (1910-1997). Themeluesja e urdhrit, e njohur në mbarë botën për angazhimin e saj për më të varfrit në Kalkuta, dhe e nderuar me Çmimin Nobel, lindi në Shkup, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në vitin 2916 Papa e shpalli shenjtore, tani ai e nderon Nënë Terezën në vendlindjen e saj. Aty Papa takohet edhe me banorë të qytetit. Katolikë janë pak se 1% e maqedonasve të veriut. Por figura më e njohur e vendit mbetet një grua katolike e urdhrit.