Papa, Europa dhe Turqia - një vizitë jo edhe aq e lehtë | Politika | DW | 28.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Papa, Europa dhe Turqia - një vizitë jo edhe aq e lehtë

Tema kryesore e vizitës së Papës është marrëdhënia e kristianizimit me ortodoksinë. Papa Benedikti i XVI do të takohet me patriarkun ikumenik ortodoks-grek të Konstanipolit, pra Stambollit të sotëm. Megjithatë mediat tregojnë më shumë interes për dialogun me islamin

Papa mbërrin në Turqi, ku takohet edhe me kryeministrin, Erdogan

Papa mbërrin në Turqi, ku takohet edhe me kryeministrin, Erdogan

Sinjalet janë të qarta. I mirëpritur nuk është papa Benedikti i XVI në Turqi. Edhe pse kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan përpiqet që protestat t'i zhvlerësoj si aksione të qarqeve nacionaliste dhe islamiste. Sipas një anketimi vetëm çdo i dhjeti turk e përshëndet ardhjen e papës në Turqi. 40 përqind e të anketuarve e refuzojnë atë. Arsyet për këtë janë të shumta. Një rol të rëndësishëm luan këtu edhe vizioni i Papës për Evropën, patronazhi mbrojtës i Vatikanit për minoritetin turk në Turqi si edhe dialogu me islamin.

Në këtë pikë kanë pasur një ndikim të madh citatet e papës për mësimet e Mohamedit të thëna në fjalimin e tij në shtator në Regensburg. Kritika turke ishte veçanërisht e ashpër, para së gjithash ajo e kryetarit të autoritetit turk për fenë, "Diynat", Ali Barkadoglu.

Atëherë ai bëri fjalë për një mendësi kryqëzatash dhe qëndrim armiqësor kundrejt islamizmit. Kryetari i konferencës gjermane të kardinalëve, Kardinali Karl Lehmann, e vlerëson zgjedhjen e këtij pasazhi si jo edhe aq të arrirë. Nga ana tjetër ai u përpoq të relativizojë zemërimin e palës islame:

"Sipas përshtypjes sime vështirësia e vetme qëndron në atë që Papa Benedikti përmend shkurt kontekstin dhe informacionin shtesë të këtyre thënieve. Përmes kësaj erdhën keqpkuptimet. Por disa nga reagimet të lenë të mendosh se nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë informacioni, por për keqinterpretim të qëllimshëm."

Ali Bardakoglu e kritikoi papën, pa e përmendur citatin e Regensburgut. Por më vonë ai e përshëndeti disa herë ardhjen e Papës si shans për dialogun mes islamit dhe krishtërimit. Madje takimi mes Bardakoglus dhe papës u shtua në program me vonesë, pikërisht për këtë treguar interesin e papës në dialogun me myslimanët.

Nga ana e qeverisë turke, tonet këto kohë janë më pajtuese, ndoshta edhe për shkak të pengesave të dala në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Por në Turqi nuk është harruar që papa disa herë ka folur në mënyrë kritike për pranimin e Turqisë në BE.

Profesori i historisë nga Giesseni, Rudolf Grulich shprehet kështu lidhur me vizonin e Papës për Evropën:"Vizioni i Papës për Evropën është i influencuar në mënyrë të dukshme nga paraardhësi i tij, papa Gjon Pali i II, të cilit ai i qëndroi pranë gati 20 vjet. Papa Gjon Pali i emëroi të dy apostujt sllavë, Kiril dhe Metod si shenjtorë të rinj, duke theksuar me këtë imazhin kristian të Evropës. Vetë ai ka thënë se krishtërimi e bëri Evropën atë që është sot."

Europa, thoshte Papa Gjon Pali i II mund të marrë frymë vetëm me të dyja mushkëritë. Me këtë ai kishte parasysh kishën perëndimore dhe atë ortodokse. Ndërsa papa Benedikti edhe më parë se të zgjidhej si kreu i kishës katolike, është shprehur se Turqia laike, por me shumicë myslimane mund të jetë më shumë një urëlidhëse me botën arabe islame. Por për hir të diplomacisë tema e pranimit të Turqisë në BE nuk ka për t'u prekur nga papa. Këtë e bën të qartë edhe deklarimi më i fundit i ministrit të jashtëm të Vatikanit, kryepeshkopit Marbert. Vatikani nuk është kundër pranimit të Turqisë në BE, por ai pret që në një rast të tillë të respektohet liria fetare, thotë ai.

Me këtë preket edhe një pikë delikate e vizitës së papës në Turqi. Hebrejtë dhe të krishterët nga ana ligjore në Turqi trajtohen ndryshe nga myslimanët.

Eksperti për të drejtat e njeriut i organizatës humanitare, Missio, Otmar Oehring lidhur me këtë thekson:"Autoriteti fetar në Ankara shqetësohet vetëm për islamin sunit. Problemi kryesor këtu është se edhe bashkësitë e tjera fetare në Turqi, si myslimanët alevitë, që përbëjnë një grup prej 20 milionë vetësh janë një komunitet mjaft i konsiderueshëm dhe më shumë se një minoritet në kuptimin e vërtetë të fjalës. Megjithatë veçanërisht kishat e krishtere dhe bashkësia hebreje nuk janë të siguruara në asnjë mënyrë si nga ligjore ashtu edhe në jetën praktike."

Vizita e papës në Turqi sipas vullnetit të Vatikanit do të jetë promotor i marrëdhënies së ortodoksisë me katolizicimin, por nuk është e sigurtë nëse ajo do t'i japë impulse të reja dialogut me islamin.

  • Data 28.11.2006
  • Autor Carola Hoßfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnu
  • Data 28.11.2006
  • Autor Carola Hoßfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnu