Papa Benedikti i XVI mbi rolin e kishës dhe shtetit në kushtetutën evropiane | Evropa | DW | 22.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Papa Benedikti i XVI mbi rolin e kishës dhe shtetit në kushtetutën evropiane

Papa Benedikti i XVI do të festohet këtë të dielë me ceremoni në detyrën e tij të re. Në sheshin e Shën Pjetrit priten qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota. Me interes të madh pritet predikimi i parë i papës në orientimet që do të japë në pontifikatin e ri. Bashkimin e Evropës intelektuali Ratcinger ka kohë që e ndjek


Për papën e ri, Benediktin e XVI Evropa ka një pozicion mjaft të rëndësishëm. Në librin e tij "Kohë ndryshimi për Evropën", Jozef Ratzinger shpreh shqetësmin e tij, se një shoqëri nuk mund të mbijetojë, po qe se struktura e saj publike bazohet tek materializmi dhe agnosticizmi. Sipas Ratcinger, në kushtetutën evropiane është arritur që të garantohet ruajtja e ndërgjegjes dhe moralit evropian:

"Unë mendoj se ka pasur mjaft angazhim, shprehur ky konkretisht në elementë të kushtetutës evropiane dhe formës së saj ligjore, që të dalë në pah trashëgimia krishtere. Suksesi është i diferencuar. Megjithatë unë nuk do ta shihja si të parëndësishme apo të gabuar që në preambël të përcaktohej një identitet, dhe që Evropa të pohojë, kush është, nga vjen dhe cilat janë karakteristikat e saj."

Sipas Ratcinger është përcaktuar në kushtetutën evropiane që krishtërimi luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e Evropës. Për këtë arsye papa është shprehur qartë kundër pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Për të është e pakuptueshme që lidhja me zotin nuk gjen shprehje në preambël të kushtetutës evropiane:
"Do të thoja që lidhja me zotin për shembull ekziston në kushtetutën gjermane. Në traditën anglosaksone gjithashtu. Do të thoja madje, se është i gabuar arsyetimi që me këtë ne shokojmë fetë e tjera. Përkundrazi ata shokohen për sekularizmin tonë absolut."

Ratcinger është i mendimit, se SHBA në këtë kontekst duhen marrë si model. Shteti duhet t'i japë fesë hapësirë pa e përcaktuar atë. Është mjaft pozitive kur vetë feja pastaj luan një rol pozitiv në proceset publike, thekson teologu Ratcinger, sot papa Benedikti i XVI.

  • Data 22.04.2005
  • Autor Petra Kohnen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEe
  • Data 22.04.2005
  • Autor Petra Kohnen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEe