Papa Benediki i XVI-të mbajti meshën e parë në Mynih | Gjermania | DW | 10.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Papa Benediki i XVI-të mbajti meshën e parë në Mynih

Në ditën e dytë të vizitës në Bavari, Papa Benedikti i XVI-të mbajti në Mynih një meshë në natyrë. Kjo ishte shërbesa e parë fetare që celebroi Papa të djelën (10.09) në Mynih. Bashkë me kardinalin e Mynihut, Friedrih Veter dhe 60 peshkopë e kardinalë të tjerë Benedikti i XVI-të predikoi në kuartierin prej 62.000 metrash katrorë të panairit te Mynihut.

Papa Benedikti i XVI-të pas meshës në Mynih

Papa Benedikti i XVI-të pas meshës në Mynih

Papa Benedikti i XVI-të përshëndeti besimtarët e mbledhur në territorin e panairit nën diellin që shkëlqente. 150.000 vetë kishin ardhur të ndiqnin predikimin e Papës nga kryeipeshkvia e Mynihut dhe Freicingut, rreth 100.000 të tjerë kishin ardhur nga peshkopatat e tjera si dhe nga jashtë. Gjatë meshës në natyrë ishin mobilizuar për sigurinë rreth 3.000 forca të rendit. Besimtarët kishin sjellë me vete karrike portative dhe stola. Shumë prej tyre kishin bërë rrugë të gjatë më këmbë, sepse një sërë linjash të tramvajit dhe metrosë ishin bllokuar. Megjithatë mundi të evitohet kaosi në trafik. Benedikti i XVI-të e celebroi meshën në një podium të ngritur si altar nën kryqin monumental më të vjetër në botë. Papa theksoi për të disatën herë gëzimin e tij që ndodhet në atdhe. "Unë gëzohem, që mundem të jem sërish mes jush dhe që mund të celebroj me ju shërbesën fetare. Jam i gëzuar që kam mundësi të vizitoj qytete të dashura për mua, që kanë karakterizuar jetën time dhe që kanë formuar mendimin dhe ndjenjën dhe besimin tim."

Benedikti i XVI-të vlerësoi kishën katolike në Gjermani. Megjithatë ai tërhoqi vëmendjen, që kisha të kujdeset më shumë për evangjelizimin dhe të mos nxisë vetëm projekte sociale. Angazhimi social nuk duhet të ndahet prej evangjelizimit. Papa i bëri thirrje botës perëndimore për më shumë ndjeshmëri ndaj kulturave të tjera. Ndër të ftuarit ishin edhe presidenti Horst Këler dhe kryeministri i Bavarisë, Edmund Shtojber.

  • Data 10.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzS
  • Data 10.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzS