1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa është dashur të dijë më shumë për sensibilitetin e besimit tjetër

16 Shtator 2006

Të përditshmet e sotme gjermane në faqet e tyre komentojnë gjerë e gjatë debatin e ndezur në botën islame pas fjalimit të Papa Benediktit të XVI-të në Regensburg të Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/Arnv
Papa mban meshë në Regensburg
Papa mban meshë në RegensburgFotografi: AP

Papa kishte porositur në mënyrë eksplicite të hiqet dorë nga lidhja ndermjet besimit fetar dhe dhunës duke cituar kështu një tekst të shekullit 12-të - një bisedë ndermjet një të krishteri dhe një muslimani, që përfundon në kritikë ndaj qëndrimit islam.

Fillimisht në «Frankfurter Allgemeine Zeitung» lidhur me këtë lexojmë:

"Papa Gjon Pali i II-të e pat vërejtur një perversion në një besim që synon të justifikojë aktet e atilla si të 11 shtatorit 2001 dhe pat kërkuar nga përfaqësuesit e botës islame që të mohojnë një dhunë të kryer në emër të Zotit. Këto apele nuk dhanë shumë fruta, të paktën jo aq shumë sa më mos të dëgjojmë për mysliman që në emër të Zotit shpërthejnë bomba në trena dhe metro. Në këtë sfond është një ngjarje me diemsion historik që kreu i kishës katolike gjatë ditëve të kaluara në tre fjalime të tij të flasë për 'patologjinë' e religjionit dhe dëshiron të njohë udhëkryqin në raportet mes besimit e dhunës", shkruan «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Ndërkaq në «Sächsische Zeitung» e cila botohet në Dresden ndër të tjera thuhet:

"Në thelb Papa Benedikti i XVI-të para së gjithash tha: përhapja e besimit përmes dhunës është e palogjikshme. Dhe kundër kësaj fjalie në të vërtetë nuk mund të jetë askush. Pyetja se çfarë raportesh ka Islami ndaj dhunës dhe tolerancës pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe sulmeve tjera terroriste në perëndim është plotësisht e drejtë. Fakti që bota myslimane i shmanget marrjes së qëndrimit ndaj kësaj pyetje është një prej problemeve esenciale. Kishat e krishtera nuk mund të akuzohen se nuk duan të marrin pjesë në dialogun e kulturave. Reagimet ndaj fjalimit të Papës tregojnë se sa e vështirë është që për këtë të gjesh partner bisedimesh në botën islame", thekson në numrin e saj të sotëm gazeta «Sächsische Zeitung».

Ndërsa nga «Allgemeine Zeitung» e Mainzit shkëpusim:

"Shumë myslimanë në vendet e tyre nuk do ta dinë lidhshmërinë dhe përzgjedhjen e fjalëve të fjalimit të Benediktit të XVI-të. Ata nuk e kuptojnë që Papa ka mbajtur një fjalim në një Universitet, se ka cituar një letër të vjetër mbi 600 vjeçare të një mbreti bizantin dhe se nuk ka fyer mësimet e profetit Muhamet. Eshtë e mundur që këshilltarët e Papës, para së gjithash ai vetë është dashur të dijë më shumë për sensibilitetin e njerzëve të besimit tjetër. Kjo akuzë qëndron. Por siç duket Benedikti në dialog me religjionet tjera preferon rrugën e vështirë. Zënkat duhet të jenë të padhunshme por jo edhe të jokonfliktuoze", lexojmë në «Allgemeine Zeitung».

Shfletojmë tani të përditshmen «Nürnberger Zeitung» e cila ndër të tjera komenton:

"Në fund nuk do të mund t'i shmangemi pyetjes të cilën Papa nuk e parashtroi në Regensburg: Si duhet të sillemi me njerëzitë të cilët reagojnë histerik dhe me dhunë ndaj rrjedhave të mendimeve teologjike? Por kjo nuk do të thotë se për shkak të besimit të tyre myslimanët nuk mund të reagojnë ndryshe. Një pjesë e madhe e shqetësimeve ka të bëj më shumë me politikën se sa me religjionin - për aq sa ky dallim mund të bëhet në botën islame. Qeveria pakistaneze mundet përshembull të provoj që islamistëve të indinjuar për shkak të kursit amerikan tu hapë një ventil ku të paktën do të shfryenin hidhërimin e tyre ndaj Papës. Dhe zënkat e brendshme turke për vizitën e Papës në Bosfor do të tregojnë tani se sa është i madh ndikimi i islamistëve ndaj politikës zyrtare në Ankara", nënvizon «Nürnberger Zeitung».

Ndërkaq në «Süddeutsche Zeitung» të Mynihut lexojmë:

"Natyrisht që Papa ka të drejtë të kufizoëj besimin e krishterë nga ai islam, po ashtu ai ka të drejtë që të kritikoj gatishmërinë islamike për dhunë. Megjithatë pikërisht ai duhet t'ia dal mbanë në një mënyrë të tillë me sukses që nuk e vë atë në një pozicion sipërie mbi fenë e të tjerëve. Si filozof ai ka guxuar të flas kështu në Regensburg por si kreu i kishës katolike është dashur më mirë të hesht", thekson «Süddeutsche Zeitung».