1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papë, pop star, politikan

Astrid Prange6 Korrik 2015

Programi duket modest. Në vizitën e tij në Ekuador, Bolivi, dhe Paraguai Papa Françesku takohet me tre kryetarë shtetesh dhe me miliona besimtarë. Por vizita në atdheun e tij ka një rëndësi të veçantë politike.

https://p.dw.com/p/1Ft2F
Fotografi: Reuters/G. Sposito

"Do të ketë shumë surpriza", deklaroi Guzmán Carriquiry, zëvendëskryetar i komisionit papnor për Amerikën Latine, në gazetën ekuadoriane "La Hora". Papa ka zgjedhur me qëllim tri vende të Amerikës Latine, që nuk janë më të të mëdhatë e kontinentit.

"Para 30 vjetësh shumica e popullsisë në Bolivi, Ekuador dhe Paraguai ishte e varfër. Tani shumë indigjenë dhe bujq janë çliruar nga mjerimi, janë ngjitur në shtresën e qytetarëve të rinj", tha Guzmán Carriquiry, i cili shoqëron Papën. "Me ta, dëshiron të flasë Papa."

Nevojë për të biseduar ka shumë. Në kryeqytetin e Ekuadorit Quito, ku Papa fillon vizitën, prej disa javësh opozitarët protestojnë kundër presidentit Rafael Correa. Në Bolivi marrëdhëniet midis qeverisë dhe kishës kanë qenë për një kohë të gjatë të tensionuara. Dhe në Paraguai shtatzënia e padëshiruar e një vajzë dhjetëvjeçare pas një përdhunimi dhe debati i mëvonshëm mbi abortin e kanë tronditur opinionin.

Paqe për vizitën e Papës

Si politikanët ashtu dhe miliona besimtarë shpresojnë një mrekulli diplomatike dhe intelektuale nga Vatikani. Ka arsye për shpresë: Në Ekuador presidenti Correa ka shprehur gatishmërinë për të tërhequr përkohësisht planet për rritjen e taksave. Ndërkohë ai ka bërë të ditur pjesëmarrjen në meshë me 7 korrik në Quito, e cila konsiderohej e pasigurt për shkak të frikës së tij prej protestave masive.

Edhe në Bolivi presidenti Evo Morales njoftoi se gjatë vizitës së Papa Françeskut do t'i ngrijë të gjitha konfliktet, duke përfshirë edhe atë me kishën katolike. Në La Paz më 8 korrik realizohet një ëndërr e sindikalistit të dikurshëm të fermerëve të kokës: Françesku do të provojë para kamerave fletë të kokas boliviane.

Protesta e mjekëve, në Quito demonstrojnë kritikët e presidentit Correa.
Protesta e mjekëve, në Quito demonstrojnë kritikët e presidentit Correa.Fotografi: Reuters/G. Granja

20.000 çanta të vogla dhe shumë çaj nga gjethët e kokës do të ofrohet në rrugën prej aeroportit në La Paz deri në katedralen në qendër. Një reklamë më të mirë se bekimi i Papës për këtë produkt natyral bolivian, që është pranuar që nga viti 2013 nga Kombet e Bashkuara si trashëgimi kulturore, nuk do të ketë ndoshta më kurrë përsëri.

"A mund ta imagjinojë kush që ky Papë do të jetë apolitik?", pyet Reiner Wilhelm nga qendra episkopale e ndihmës, Adveniat. Françesku do të shfrytëzojë rastin për të biseduar me njerëzit, të cilët janë ndjerë të lënë në baltë nga qeveritë e tyre, parashikon ai.

Tema tabu aborti

Në Paraguai mund të ketë një takim me familjarët e viktimave të katastrofës e djegies së qendrës tregtare në vitin 2009. Atëherë në një qendër tregtare në Asuncion humbën jetën më shumë se 400 njerëz. Ndërtesa digjej ndërkohë, por përgjegjësit u mbyllën dyert atyre, që donin të dilnin, sepse kishin frikë se njerëzit mund të vidhnin mallra, ose mund të largoheshin nga qendra tregtare pa paguar.

Edhe rasti një vajze dhjetëvjeçare, e cila ngeli shtatzënë pas disa përdhunimeve dhe ndodhet tani në muajin e shtatë të shtatzanisë, ka të ngjarë të shtrojë pyetje të pakëndshme. Organizatat e të drejtave të njeriut janë mobilizuar kundër abuzimit me të mitur në vend dhe po lëkundin një temë tabu në një vend me traditë të fuqishme katolike.

Eksperti i çështjeve papnore njokohësisht edhe kolumnist, Juan Arias, e konsideron të mundur që Françesku të hapë edhe temën e abortit. "Papa ka thënë para pak kohe në një bisedë me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit, se priftërinjtë duhet të ketë mëshirë me dhimbjen e grave, të cilat kanë vendosur për të ndërprerë një shtatzëninë", shkruan ai në "El Pais".

Takohen sërish: Para nëntë muajsh u takuan në Vatikan- tani presidenti i Bolivisë e pret Papën në La Paz.
Takohen sërish: Para nëntë muajsh u takuan në Vatikan- tani presidenti i Bolivisë e pret Papën në La Paz.Fotografi: Reuters//Osservatore Romano

Nëna e Hyjit për të varfërit

Në meshën e fundit më 12 korrik në Paraguai do të vijnë miliona besimtarë, ndër ta edhe nga Argjentina fqinje, që dëshirojnë të shohë "Papën i tyre", të lindur në Buenos Aires.

Shumë pelegrinë, që vijnë nga Argjentina, janë me prejardhje nga Paraguai. Ato kanë shkuar si emigrantë pune në vendin fqinj. Më shumë se 550.000 paraguajanë jetojnë në Argjentinë, shumica prej tyre në lagjet e varfëra të qyteteve të mëdha. Për t'i bërë atyre një dhuratë, Françesku 18 vjet më parë u solli banorëve të lagjes Villa 21 në periferi të qytetit të Buenos Aires një statutjë Zojës së Caacupé, shenjtores mbrojtëse të Paraguait.

Dëshirat dhe lutjet drejtuar shën Mërisë së Paraguait nuk janë vetëm fetare, por edhe politike, si i gjithë udhëtimi i Papës. "Në sfond qëndron sigurisht pyetja e madhe, se çfarë përfaqëson kjo Nënë e Perëndisë, thotë Reiner Wilhelm i Adveniat, dhe jep menjëherë përgjigjen: "Ajo përfaqëson një komb të keqtrajtuar, që ështe shfrytëzuar gjithmonë nga fqinjët e tij."