Palestinezët përkujtojnë dy vjetorin e vdekjes së Jaser Arafatit | Politika | DW | 11.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Palestinezët përkujtojnë dy vjetorin e vdekjes së Jaser Arafatit

Në dy vjetorin e vdekjes së ish-presidentit palestinez, Jaser Arafat, të shtunën më 11 nëntor mijëra njerëz u mblodhën në varrin e tij në Ramallah në Jordanin Perëndimor. Presidenti palestinez Mahmud Abaz mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore në Mukata, ish- kuartieri qendror i Araftit

Në përvejtorin e dytë të vdekjes së Yasser Arafat

Në përvejtorin e dytë të vdekjes së Yasser Arafat

Nën pushtimin izraelit për palestinezët nuk do të ketë as paqe dhe as siguri, asnjëra prej këtyre nuk është e mundur "për shkak të pushtimit izraelit, ngulimeve dhe ankesimit të Jeruzalemit", theksoi shprehimisht presidenti palesitnez Mahmud Abaz duke folur përpara mijëra të pranishmëve.

Duke përfituar nga rasti Abazi theksoi sërish pretendimin e palestinezëve për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, i cili duhet të përbëhet nga Rripi i Gazës, i gjithë Jordani Perëndimor dhe Jeruzalemi Lindor si kryeqytet. "Populli palestinez kurrë nuk do të heqë dorë prej asnjë hektari të vendit të vet, duke përfshirë edhe Jeruzalemin", bëri thirrje Abazi. Nëse Izraeli do të ketë paqe, duhet që ai t´u përmbahet vendimeve ndërkombëtare, të tërhiqet prej territoreve palestineze dhe arabe përtej kufijve të vitit 1967 dhe të njohë të "drejtat kombëtare" të palestinezëve.

Në qytetet e mëdha në Bregun Perëndimor, në Nablus, në Hebron dhe në Ramallah të shtunën më 11 nëntor parakaluan simpatizantët e lëvizjes Fatah duke mbajtur në duar pankarta të mëdha me portretin e ish-presidentit. Parakaluesit përmes rrugëve që kalonin në fshatrat përreth arritën deri në sheshin qendror në Ramallah ku u zhvillua ceremonia përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së Jaser Arafatit. Ky parakalim ishte mjaft i vështirë dhe kërkoi kohë, sepse forcat e armatosura izraelite prej muajsh kanë zgjeruar rrjetin e bllokadave dhe të rrethimit në Jordanin Perëndimor.

Abazi, pasardhësi i Arafatit deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 2004 në Paris, ka qenë numri dy i Lëvizjes për Çlirimin e Palestinës, OÇP. Bashkë me përfaqësues të gardës së vjetër ai vendosi një kurorë në mauzoleumin e kreut të përjetshëm të palestinezëve. Ai tha, se shpreson, që deri në fund të këtij muaji do të mund të shpallë qeverinë e unitetit kombëtar të deklaruar prej kohësh. "Ne kemi bërë përparime të mëdha", tha Abazi duke iu referuar bisedimeve të fundit të tij me lëvizjen Hamas në pushtet. Qeveria e re mund t´i japë fund rrethimit dhe bojkotit financiar të Perëndimit dhe të Izraelit, dhe siç tha shprehimisht presidenti palestinez, "të hapet horizonti për zgjidhjen politike, që do t´i japë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit."

Kryeministri Hanija të shtunën siguroi sërish, se do të tërhiqet nga posti. Kushtet për këtë sipas Hanijasë janë, që Abazi dhe Perëndimi të garantojnë, që do të shfuqizohet bojkoti financiar, i vendosur qysh pas krijimti të qeverisë në fund të marsit prej ShBA, Evropës dhe Izraelit.

  • Data 11.11.2006
  • Autor Klemens Verrenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo8
  • Data 11.11.2006
  • Autor Klemens Verrenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo8