Pakti i Stabilitetit kthehet në Këshill Rajonal | Ballkani | DW | 15.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pakti i Stabilitetit kthehet në Këshill Rajonal

Deri në vitin 2008 Pakti i Stabilitetit do të shndërrohet në një këshill për bashkëpunimin rajonal me seli në Sarajevë. Për këtë ranë u ra dakord në takimin e Zagrebit

Ura latine në Sarajevë

Ura latine në Sarajevë

Instrumenti më i rëndësishëm i bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perendimor është Pakti i Stabilitetit për EVJ. Ky pakt mbështet bashkëpunimin rajonal me skëtyre vendeve. Deri në vitin 2008 ky pakt do të shndërrohet në një këshill për bashkëpunimin rajonal.

Euforinë e viteve të para e ka marrë era dhe ajo që ka mbetur është mendimi i kthjellët se rruga për në BE kalon përmes bashkëpunimit rajonal. Pakti i Stabilitetit e ka kryer tashmë misionin e vet dhe do të zëvendësohet prej një forumi i cili do ta ketë qendrën në rajon. Qëllimi mbetet i njëjti, mbështetja e Ballkanit në përpjekjet e tij për reforma politike përmes projeteve ndërkufitare. Por tani përgjegjësia për këtë po kalon më tepër se më parë në duart e shteteve ballkanike. Një hap ky në drejtimin e duhur. Momenti për t'ua kaluar në duart e tyre përgjegjësinë për procesin e transformimit dhe të ristrukturimit vendeve të Ballkanit kishte kohë që kishte ardhur.

Në takimin e Zagrebit vendeve të Ballkanit iu bë thirrje që të bashkëpunojnë më ngushtë, sepse vetëm pas kësaj BE-ja mund të hapër dyert për këto vende. Ato duhet përshembull të heqin rregjimin e vizave, të mos krijojnë pengesa nëpër dogana për qarkullimin e lirë të mallrave, të intensifikojnë tregtinë rajonale përpara se të eksportojnë mallra për në Evropë.

Shpresat e BE-së janë të thjeshta; anëtarët potencialë duhet të merren vesh me njëri-tjetrin dhe të dëshmojnë se kanë bërë përparime bindëse në strukturat ekonomike dhe politike.

Kjo s'është ndonjë gjë e re, por toni me të cilën reagojnë anëtartë e BE-së dhe SHBA-ve ndaj atyre që shkojnë ndesh me këto zhvillime ë shtë bërë më i ashpër. Paralajmërimi që i bëri kryetarja e Këshillit të BE-së, Angela Merkel, elitës politike në Serbi e cila për tre muaj me radhë nuk po ia dilte të krijonte një qeveri të re ishte pa ekuivoke. Presidenti i Komisionit të BE-së Manuel Barroso i tërhoqi vëmendjen Serbisë për "izolim, stanjacion dhe destabilizim" duke u nisur nga zgjedhja e Nikolicit. Dorëheqja e ultranacionalistit dy ditë pas marrjes së detyrës së kryetarit të parlamentit dhe rënia dakord e partive serbe për krijimin e qeverisë ishte dëshmi që Beogradi e kuptoi qartë sinjalin.

Mosbesimi dhe skepticizimi që sundon sidomos tek shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë, sipas të cilave ky këshill rajonal është një rihedhje e maskuar ne treg e ish-Jugosllavisë, është i pabazë. Kjo mund të thuhet edhe për frikën se kë forum zëvendëson anëtarësimin në BE. Ideatorët e paktit të stabiltetit dhe të këshillit të kooperimit ngulin këmbë se për vendet e Ballkanit nuk ka perspektivë tjetër veç asaj evropiane. Rumania, Bullgaria apo Greqia janë tashmë anëtare të BE-së dhe do t'u ndihmojnë vendeve täë tjera ballkanike për të përballuar detyrat e mëdha që kanë përpara. Por tani ato kanë bërë një hap përpara.

  • Data 15.05.2007
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVe
  • Data 15.05.2007
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVe
Reklamë