Pak gjasa për sukses | Gjermania | DW | 26.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pak gjasa për sukses

Gjermania vazhdon përpjekjet për një vend të përhershëm në KS të OKB-së

A do të siguroj Gjermania një vend të përhershëm në KS të OKB-së

A do të siguroj Gjermania një vend të përhershëm në KS të OKB-së

Kohëve të fundit Gjermania është duke intensifikuar përpjekjet që të pranohet në mesin e antarëve të përhreshëm të Këshillit të Sigurimit. Këtij qëllimi i shërbeu edhe vizita dhjetëditore në Azi e ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fisher. Eshtë siguria në vete ajo çka nxit politikanët gjerman pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe ribashkimit të vendit. Gjermania ka peshë në botë, kjo shihet qartë në angazhimin e madh financiar dhe politik paqësor të saj në Kombet e Bashkuara. Andaj kërkesat për një vend të përhershëm të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit po bëhen gjithnjë e më të zëshme në Berlin.

Dhe me sa duket tani është koha e përshtatshme për këtë gjë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka filluar të mirret seriozisht me reformat brenda Kombeve të Bashkuara. Për këtë ai ka ngritur një komision ekspertësh i cili deri në fillim të dhjetorit duhet të dal me propozime konkrete. Kështu qeveria gjermane shpreson se me atë rast kërkesa për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit mund të futet në rend të ditës. E vetmja pengesë, në komision nuk është asnjë gjerman.

Për të fituar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit Gjermania duhet të marrë votat e të paktën dy të tretave e 191 vendeve anëtare të Komebeve të Bashkuara dhe bashkë me to edhe të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Por edhe pse gjermanët argumentojnë dëshirën e tyre me angazhimin e madh në botë, një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit nuk ndahet si shpërblim apo medalje.

Për më tepër është fjala për pushtetin e vetos. Prej fillimit shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara janë kritikuar ashpër dhe nuk kanë arritur të zgjedhin asnjë problem në rajonet e krizave për shkak se ato bllokoheshin prej njërës nga pesë vendet e përhershme anëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës apo Kinës. Për këtë ka mjaft shembuj: Izraeli, Çeçenia dhe Iraku janë vetëm disa prej tyre. Nëse këtyre pesë vendeve i bashkohet edhe një, atëherë mundësitë për zgjedhje diplomatike të krizave në botë do të jenë më të vogëla e jo më të mëdha. Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara që t`i japin të drejtën e vetos një vendi që ka kundërshtuar me forcë invazionin e trupave amerikane në Irak.

Pra ajo për çka mund të flitet aktualisht është zgjerimi i Këshillit të Sigurimit edhe me disa antarë të përhershëm por pa të drejtën e vetos. Dhe nëse ndodh kjo atëherë në pyetje nuk vijnë vetëm gjermanët por edhe të tjerët si përshembull Japonia e cila është vendi i dytë në botë për nga kontributet financiare në Kombet e Bashkuara dhe gjithashtu vendet afrikane dhe amerikano-latine. Dhe kjo në të vërtetë do të ishte dëshirë me vlerë. Më të drejtë dëgjohen ankesat se grupi aktual i antarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit pasqyron shpirtin e luftës së ftohtë. Megjithatë dëshira që në këtë rreth të inkuadrohen edhe vendet afrikane dhe ato të Amerikës latine në zhvillim është një argument kundër Gjermanisë.

Numri i mbështetësve të dëshirës gjermane në këtë mënyrë mbetet shumë i kufizuar. Gjermania do të ketë gjasa vetëm nëse vie deri tek zgjerimi i Këshillit të Sigurimit me disa anëtarë tjerë. Fakt mbetet: shtetet si India, Brazili apo Nigeria kanë më tepër shpresa sesa një vend tjetër evropian.

  • Data 26.07.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar69
  • Data 26.07.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar69