Paga diskriminuese për gruan kundrejt burrit: Komisioni i OKB-së për gruan kritikon qeverinë gjermane që refuzon masat kundër diskriminimit | Gjermania | DW | 08.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paga diskriminuese për gruan kundrejt burrit: Komisioni i OKB-së për gruan kritikon qeverinë gjermane që refuzon masat kundër diskriminimit

Gjermania është në radhë të fundit sa i përket direktivave të BE-së kundër diskriminimit që duhet të ishin zbatuar qysh vitin e kaluar. Deri më sot ende nuk ka asnjë shenjë lëvizjeje në kah pozitiv. Edhe pse gruaja diskriminohet në botën e punës, qeveria federale nuk reagon. Madje edhe ndaj përpjekjes së Komisionit të BE-së për balancimin e tarifave të sigurimeve, që janë të ndryshme për gratë dhe burrat, Berlini reagon i tërhequr. Diskriminimi i gruas në sistemin gjerman të sigurimeve sociale është kritikuar edhe nga Komisioni i OKB-së për gruan në raportin e 5 shtetëror.

default

Gruaja në Gjermani fiton mesatarisht 20% më pak se burri. Sa më i lartë të jetë kualifikimi dhe paga, aq më shumë thellohet ky dallim. Kërkesa "pagë e njëjtë për punë të njëjtë" është ende larg realitetit. Komisioni i OKB-së për shmangien e diskriminimit i rekomandon qeverisë federale që të evitojë diskriminimin në pagë. Paga minimale e gruas është madje një tjetër formë diskriminimi. Një shembull për këtë është reforma në sistemin e shëndetësisë. Përpara një viti qeveria federale vendosi ligjin për modernizimin e sistemit të shëndetësisë. Regine Rap-Engels antare e kryesisë së Lidhjes Federale të Mjekeve në Gjermani kritikon vecanërisht tarifat e reja dhe pagesën shtesë për medikamentet: "Fakt është që gruaja është e prekur më shumë prej këtyre masave të reja për shkak të të ardhurave mesatare më të ulëta të saj, pagesave shtesë dhe shërbimeve më të kufizuara që i garantohen. Nëse personi duhet të shllyejë vetë për sigurimet 1% nga 300 euro të ardhura minimale, natyrisht që kjo është një kuotë e ndjeshme krahasuar me një tjetër që i ka të ardhurat 3.000 euro."

Arkat shtetërore të sigurimit shëndetësor në pamje të parë duket se i trajtojnë njëlloj si gratë dhe burrat. Por nëse e sheh më me kujdes strukturën kupton që grave vazhdimisht u refuzohen shëbrime të caktuara. P.sh. kurat për nënën dhe fëmijën, qysh nga vera e vitit 2002 qeveria ka rregulluar me ligj që arkat e sigurmit shëndetësor duhet ta paguajnë të plotë këtë kurë. Por arkat nga ana e tyre nxjerrin të tjera konkluzione prej këtij ligji, sqaron Regine Rap-Engels: "Praktika tregon, se një gjë e tillë nuk funksionon. Kjo do të thotë që arkat e sigurimeve shëndetësore shumë kërkesa i refuzojnë. Vetëm pas një procesi apeli një në dy gra fiton të drejtën e kurës së paguar. Ky është një shembull i qartë, se politika dhe ligjet nuk të cojnë atje ku dëshriohet."

Në fushën e sigurimeve shëndetësore private diskriminimi i gruas

është edhe më i dukshëm. Gruaja duhet të paguajë kuota më të larta se burri për sigurimin shëndetësor. Komisioni i BE-së do ta shmangë këtë pabarazi, ndaj ka paraqitur disa direktiva, në bazë të të cilave duhet të ndalohen diskriminimet gjinore në sistemin e sigurimeve. Marita Kërner, juriste në Universitetin e Frankfurtit mbi Main, thekson: "Direktiva e BE-së u referohet të gjitha kontratave të sigurimit dhe në nenin 4 të saj thuhet: Nëse gruaja apo burri bëjnë një kontratë për sigurimin e pensionit, gjë që vlen edhe për sigurimin shëndetësor, duhet që shoqëria e sigurimit të ofrojë tarifa unike, sepse cdo gjë tjetër do të ishte diskriminim. Republika Federale e Gjermanisë për fat të keq është një nga vendet që tani për tani po e bllokon këtë direktivë. Kjo sic duket për faktin që lobi i shoqërive të sigurimeve në Gjermani është shumë i fuqishëm dhe bën oponencë."

Përpara disa ditësh Këshilli i Ministrave Socialë të BE-së e rishqyrtoi direktivën e anti-diskriminimit duke u lejuar vendeve antare që të vazhdojnë të kenë dallime. Në këtë mënyrë në sigurimet e pensioneve diferencimi mes gruas dhe burrit argumentohet, se gratë jetojnë më gjatë se burrat. Merita Kërner e konsideron këtë si një mit që e tematizojnë shoqëritë e sigurimeve: "Nuk ka asnjë studim të vetëm ndërkombëtar që ta konfirmojë këtë supozim. Ka të ngjarë që dallimi në jetëgjatësi mund të ketë të bëjë me rrethanat e jetesës dhe për këtë duhet të marrim parasysh statistikat mbi të cilën bazohen të dhënat mbi vdekshmërinë e gruas. Nëse krahason vitet 1900 dhe 1920 me të sotmen konstaton që gruaja ka pasur rrethana krejt të ndryshme jetese nga sot. Duke filluar nga viti 1960 gratë kanë qenë në një masë shumë më të madhe të punësuara. Ka studime ndërkombëtare që vërtetojnë, se në vendet ku gruaja prej shumë kohësh është aktive në jetën profesionale ngushtohet edhe diferenca e jetëgjatësisë krahasuar me burrat."

  • Data 08.10.2004
  • Autor Henrriete Vege
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5a
  • Data 08.10.2004
  • Autor Henrriete Vege
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5a