Pacientë mobilë | Evropa | DW | 18.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pacientë mobilë

Parashikime për të ardhmen e sigurimit shëndetësor në Evropë


Ideja është në fakt qetesuese. Je në pushim, të zë papritur një dhimbje e çuditshme stomaku, ethe, apo çfarëdo qoftë, shkon te mjeku dhe në vend të huaj, megjithë barrierat gjuhësore, larg mjekut të shtepisë dhe farmacisë së njohur tek qoshja e rrugës kurohesh po aq mirë sa edhe në shtepi. Këtë do ta mundësojë një kartelë pacientesh e vlefshme në të gjithë BE dhe një rrjet elektronik i të dhënave mjekesore. Këto janë planet e komisionit të BE, për realizimin e të cilave duhen kapërcyer një sere pengesash.

Ka nga ata që e kanë patur me vete në pushime. Karten e re të sigurimit shendetesor evropian. Disa sigurime shendetesore gjermane ia kanë shperndare atë klienteve. Deri në vitin 2005 ajo duhet të futet në të gjithë BE. Në rast sëmundjeje pacienti mund të dëshmojë jashtë shteti se e ka sigurimin shëndetesor. Me shumë se kaq kjo kartë nuk thotë akoma.
Karta evropiane e sigurimit shendetesor këto ditë është vetem pragu i hyrjes në një Evropë të të siguruarve, apo pacienteve mobilë. Sepse komisioni i BE-së ka plane të gjera me këtë kartë. Një plan aksion i fillimit të veres parashikon, që Evropa të mbulohet së shpejti me rrjete elektronike shendetesore. I siguruari një ditë do të zgjedhë i lirë se ku do të kurohet. Manfred Zipperer, keshilltar i ministrisë gjermane të shendetesisë thotë nder të tjera.

"Për ta vënë në jetë këtë të drejtë nevojitet shkëmbimi i informacioneve për kapacitetet e lira në fushen e sherbimit shëndetesor dhe për mundësitë më të përshtatshme të kurimit të pacienteve."

Si rrjedhojë kjo do të thotë, se në kartën evropiane të sigurimeve do të regjistrohet më shumë se vetem emri dhe datëlindja, siç ishte deri tani. Sepse planet synojnë që çdo mjek që kuron psh në Slloveni të krijojë shpejt një ide për pacientin nga Gjermania.

"Atëherë mjeku apo dentisti do të kishte mundesi, që me kartën e tij profesionale si mjek dhe me karten e sigurimit shendetesor evropian të pacientit të huaj të merrte nga një (sistem kompjuterik)Server në Gjermani menjehere informacionet e duhura mjekesore për kurimin e tij"

Jo vetëm pacienti, por edhe mjeku duhet të kenë në të ardhmen një kartë, me të cilën në kompjuter mund të hyjë tek të dhenat
e pacientit permes një kodi të fshehtë.
Me përdorimin e të dyja kartave, në bazë të modelit mjeku dhe pacienti mund t´i kërkojnë së bashku informacione që nga Greqia në Gjermani.
Ose të dhënat mund të jenë të regjistruara që në fillim në kartë. Disa e parashikojnë edhe këtë që informacionet për sëmundjet, për ilaçet që shkaktojnë reaksion të regjistrohen direkt në çipin e kartës së sigurimeve shendetesore evropiane. Por për këtë ka edhe kundërshtime: se qënka shumë i madh rreziku, për t´u shkelur mbrojtja e sekretit të të dhënave, thuhet psh tek AOK-ja, njëra nga sigurimet më të medha shëndetesore në Gjermani.
Dhe ketu shfaqet problemi më i madh i këtij projekti, si shpesh në Evropë. Si t´i vësh në një emërues standartet e ndryshme? Eshtë mund i madh të futesh në Evropën e sotme karten e përbashket të sigurimeve shëndetesore.
Els Vertongen i komisionit të BE-së thotë:
"Standarti është shumë i ndryshëm në vende të ndryshme. Gjermania, Sllovenia apo Estonia janë të përparuara. Por shtete të tjera anëtare nuk kanë aspak sistem kartash, është si në mesjetë."

Komisioni i BE parashikon që në vitin 2008, lidhja elektronike në BE të funksionojë. Sigurimet shendetesore në Gjermani ketu kanë një problem. Në janar 2006 sipas ligjit kombetar duhet të hyjë në qarkullim një kartë kombetare e sigurimeve e lexueshme në kompjuter. Pak më vonë karta do të bëhej e pavlefshme, sepse Evropa do një kartë tjeter.

  • Data 18.08.2004
  • Autor Kristofer Plass
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGf
  • Data 18.08.2004
  • Autor Kristofer Plass
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGf