Pa shpresë, të shpërndarë dhe pa udhëheqje | Bota | DW | 04.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pa shpresë, të shpërndarë dhe pa udhëheqje

Israeli- 10 vjet pas vrasjes së kryeministrit, Jitzhak Rabin

Jitzhak Rabin

Jitzhak Rabin

Para 10 vjetësh vrasja e kryeministrit izraelit Jitzhak Rabin tronditi shoqërinë izraelite dhe opinionin botëror. Fanatiku hebreit Jigal Amir, në fund të një demonstrate paqësore, më 4 nëntor të vitit 1995, Rabinin në qendër të Tel Avivit e qëlloi për vdekje, Rabinin. Nga paqja, e cila mbretëronte në Lindjen e Afërme para vrasjes së kryeministrit Rabin, nuk ka mbetur gjurmë.

Vrasja tronditi shoqërinë izraelite deri në themel. Me javë të tëra mbretëroi një dëshpërim i thellë dhe një çorientim në debatet publike. Rinia, humbjen e kryeministrit e përjetoi rëndë si humbjen e një prindi dhe premtoi që të përmbushte amanetin e tij, duke ndihmuar ngadhnjimin e politikës paqësore. "Një gjeneratë e tërë kërkon paqen"- ky ishte mesazhi i atëhershëm që shihej gjithandej.

Por gjendja shpirtërore e çeljes së rrugëve të reja, prej dëshpërimit shumë shpejt i la vend kthimit në realitet. Këndi i majtë politik nga pasardhësit e pafat të Rabinit në krye të partisë laboriste u bë një kamp politik i përëndësishëm. Lëvizja e paqes u thye nga dhuna që shpërtheu midis izraeliteve dhe palestinezëve.

Sikurse para vdekjes së Rabinit edhe sot, 14 per qind të popullatës janë të gatshëm për aksione protestash ilegale. Mos do të thotë kjo se asgjë nuk ka ndryshuar që prej dhjetë vjetësh? Megjithate, dicka po! Në dallim nga 4 nëntori i vitit 1995, nga stuhia e qindra-mijëra demonstrantëve që përfshiu qendrën e Tel Avivit për të mbështetur politikën paqësore të Rabinit, tashmë s'ka mbetur gjurmë. Kërkesa për liri është shuar. Në vend të saj është pafuqia dhe çorientimi.

Rabini nuk ishte një engjëll i paqes, ashtu si u ngrit pas vrasjes së tij makabre. Ai kishte vënë jetën në shërbim të sigurisë për shtetin hebreit. Madje dhe vetë politka e tij e paqes dhe procesi i Oslos iu përmbajt sovranitetit të vetëm të Izraelit, në territorin midis Mesdheut dhe lumit Jordan. Rabini donte për palestinezët një autonomi të kufizuar. E për një shtet palestinez as që flitej.

Por, përkrah të gjithave, politika e Rabinit ishte më e mira që njohu Izraeli që prej luftës ‚Gjashtëditëshe' të vitit 1967. Asnjëherë më parë Izraeli nuk ishte më mirë në politikë, në diplomaci dhe në ekonomi sa ishte në vitet pas fillimit të procesit të paqes. Tërheqja nga dhuna si mjet i zgjidhjes së konfliktit solli një dinamikë paqësore, e cila do mund t'iu sillte Palestinezëve më shumë lëshime, ndërsa Izraelit më shumë paqe.

Para dhjetë vjetësh qëndronte shpresa për një pajtim në mes të Palestinës dhe të shteteve fqinje arabe dhe për lidhjen e Israelit me Lindjen e Mesme, si një shtet të respektuar. Mirëpo, me vrasjen e Rabinit vdiq edhe kjo shpresë dhe që atëherë, Izraeli nuk përjetoi me ditë të mira.

  • Data 04.11.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNU
  • Data 04.11.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNU
Reklamë