Pa pavarësi nga politika nuk ka drejtësi | Ballkani | DW | 09.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pa pavarësi nga politika nuk ka drejtësi

Presidenti i Shqipërisë paraqet një plan strategjik për reformimin e sistemit të drejtësisë

Justitia, Mbretëresha e drejtësisë

Justitia, Mbretëresha e drejtësisë

Mungesa e pavaresise dhe e profesionalizmit jane dy mekatet e medha te sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Kreu i shtetit dhe i Keshillit te Larte te Drejtesise, Alfred Moisiu, paraqiti te premten ne Tirane nje plan strategjik per reformimn e metejshem te ketij sistemi, qe megjithe ndryshimet dhe zhvilimet pozitive mbetet ende larg standarteve te nje drejtesie te paanshme. Ne nje takim me studente te shkolles se larte te Magjistratures, eksperte te fushes dhe perfaqesues te organizatave europiane ne Tirana, Presidenti Moisiu tha se“ qellimi i planit strategjik eshte i dyfishte. Ai i tejkalon maxhorancat dhe mandatet politike aktuale dhe heq keqperdorimin e termit reforme nga politika“ Tonet kritike ndaj situates aktuale te drejtesise ne Shqiperi kane shoqeruar prezantimin e planit strategjik gjate te cilit Presidenti Moisiu ka permendur „mungesen e paanshmerise, ndërhyrjet kaotike, voluntariste, dhe të ashtuquajtura reformatore“ Nisur nga kjo situate ai ka paraqitur si shtylla kryesore të reformave strategjike ne pushtetin gjyqësor forcimin e pavaresise nga politika dhe efikasitetin në organizimin e funksionimin e këtij pushteti. „Synimi i ketij plani eshte qe reforma ne drewjtesi te kthehet ne nje ceshtje te domosdoshme mbareshteterore, te vazhdueshme dhe jo te keqperdorur nga politika.“ Reformimi i sistemit te drejtesise ne Shqiperi gezon mbeshtetjen e organizmave europiane dhe nderkombetare. Duke ngritur ceshtjen se kjo ndihme duhet te jepet ne perputhje me nevojat dhe kushtet konkrete te Shqiperise Presdenti Moisiu tha se“ institucionet nderkombetare ne asistencen e tyre do ti kushtojne vemendje planit starategjik te sapoprezantuar, ne menyre qe kontributert e tyre te jene sa me efektive dhe dobiprurese per Shqiperine.“ Profesionalizmi dhe integriteti moral i punonjesve te drejtesise jane parakushte per te arritur nje drejtesi te pavarur. Per te patur keto cilesi te domosdoshme, kreu i shtetit, Moisiu ka folur per modele te tilla te gjithkohshm te sintetizuara ne slloganin „Kur gjyqtari flet, te tjeret heshtin“, modele qe e bejne gjyqtarin te perceptohet nga publiku si njeri i ndershem, i pakompromentueshëm, që nuk e afron as korrupsionin ekonomik dhe as atë politik.
  • Data 09.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWl
  • Data 09.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWl
Reklamë