Përvoja e një gruaje që punon si mekanike | Gjermania | DW | 30.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përvoja e një gruaje që punon si mekanike

Të martën nis në Berlin një samit për barazinë e gjinive. Bashkimi Europian e ka shpallur vitin 2007 vitin e barazisë.

default

Në Gjermani gratë në profesionet e burrave nuk janë më raritet, por megjithatë ekzistojnë akoma klishe. Këtë e ka perjetuar edhe mekanikja Nadine Schulze.

Nadine Schulze nuk i përgjigjet klishesë së një mekanikeje. E dobët, me fytyrë vajzërore, një shami rosë nën kominoshet blu, flokët të lidhur në dy gërsheta të trasha.

"Nëqoftëse njerëzit më pyesin, se çfarë pune bëj, u them gjeje, shumë pak i bien në të, se unë nuk dukem si mekanike. Nuk dal me thonjë të zinj, kujdesem për këtë."

Por Nadine Schulze e bën me qejf punën, e cila e ndot. Që prej gushtit Nadina punon këtu. Bën kurs për mekanike. Lyen, vidhos motoret, nderron vajin, ngre gomat.
"Gjyshi im ma ka futur në mend. Ai thoshte se në këtë degë kërkojnë tani gra. Dhe unë mendova po mirë provoje një herë dhe jam këtu."

Dhe është një punë, të cilën e ben me qejf. Familja e saj është e entuziazmuar edhe miqtë e mbështesin, thotë Nadine dhe fut duart me xhepa. Ajo qesh kur e pyet, se si është të punosh fare vetëm në mes burrash.

"Mirë por edhe e lodhshme. Sigurisht që herë pas here edhe të inatosin dhe të ngacmojnë, si sot përshembull, më thanë Pipi çorapgjati. Nuk është e thjeshtë në mes kaq shumë burrave."

Nadinë ngre syt lart dhe tregon gërshetat. "Por kjo kalon, ata duhet të mësohen të kenë një vajzë në mesin e tyre. Disave u është dashur të përmblidhen të tërhiqen dhe të kenë kujdes, se çfare thonë."

Nganjëherë ke edhe avantazhe të jesh e vetmja grua në mes burrash qesh Nadine, por menjëherë tërhiqet.

"Ka edhe disavantazhe, sepse të mbikqyrin shumë më tepër se të tjerët. Gabimet e mia bien shumë më tepër në sy, se gabimet e të tjerëve."

Dhe prandaj Nadine dëshëron që më shumë vajza të kenë guxim të bëhen mekanike. Shumë vajza kanë interes, por nuk kanë guxim edhe për ta ka qenë në fillim kështu, thotë ajo. Në fillim, kur kishte ardhur dhe drejtuesi i ofiçinës i kishte thënë të priste pak të gjithë e kishin parë me kureshtje. Por kjo vështirësi nga të gjitha anët kaloi shpejt, thotë Nadine dhe është tani e sigurtë se pas tre vjetesh praktikë do të punojë si mekanike dhe ajo tani behet 18 vjeç. Atëherë jo vetëm, që do të riparojë makina por edhe do të nisë vetë makinën.

  • Data 30.01.2007
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxl
  • Data 30.01.2007
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxl