Përse të hiqet embargoja e armëve kunder Kinës? | Evropa | DW | 31.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përse të hiqet embargoja e armëve kunder Kinës?

Qëndrimi i Schrëderit shkakton vetëm dëm politik si brenda ashtu edhe jashtë


Deklarata e kancelarit gjerman Gerhard Schrëder për të hequr embargon e armeve kunder Kinës në rast nevoje edhe kunder dëshirës së parlamentit ka hasur në kritikën e të gjelberve, pjesërisht të socialdemokratëve dhe të opozitës CDU/CSU dhe FDP. Që prej kohësh Gerhard Schrëder ka qenë për heqjen e embargos evropiane të armëve kunder Kinës dhe ai nuk e ka fshehur kurrë këtë bindje. Kancelari gjerman nuk e konsideron më aktuale embargon e armëve, 16 vjet pas masakrës në sheshin e paqes qiellore, ai e sheh atë një sinjal politik ndaj Kinës, pra që të hiqet. Fakti që jashtë dhe brenda vendit shumë politikanë mendojnë ndryshe, nuk duhet të jetë shkak, që të hiqet dorë prej këtij synimi. Por mund të bëhej shkak, që të mendohej edhe një herë për këtë çështje, edhe për faktin se numri i kritikëve rritet. Por për këtë kancelari duket se nuk është i gatshem dhe i mënjanon pak me lehtësi kunderargumentet. Të gjelbrit, tek të cilët bën pjesë edhe ministri i jashtem janë kunder? Ata do të qetesohen serish, mendon kancelari. Parlamenti ka hezitime? "Në kushtetutë shkruhet, që politika e jashtme bëhet nga qeveria", përgjigjet kancelari. Këtu të vjen shpejt dyshimi, se kancelari në këtë rast nuk do të diskutojë, por preferon t´i bjerë me grusht tavolinës. Gjeste kërcënimi në vend të argumenteve.
Argumentet janë në fakt bindëse, së paku ata, që Schrëder i deklaron publikisht. Embargoja e armëve nuk është vendosur në vitin 1989 për shkak të politikës agresive të jashtme të Kinës, por për shkak të masakrës në sheshin e paqes qiellore, thotë kancelari. Ky argumentim të bën menjëherë të mendosh, se si është gjendja e të drejtave të njeriut dhe e lirisë së mendimit në Kinë. Kesaj i shtohet edhe komponenti i jashtem politik kercenimet e fundit të Kinës kunder Tajvanit. Të dyja mbeten të pakomentuara nga Schrëderi.
Me stil heshtet edhe për interesat ekonomike të Gjermanisë. Për bisnese me armë thuhet se nuk është aspak fjala, por për një gjest ndaj Kinës, për një akt simbolik. Ky mendim e gëzon qeverinë kineze, e cila jep cdo vit miliarda për të blerë armë jashtë shteti. Të tjeret e konsiderojnë këtë një argument të rremë, si psh qeveria amerikane. Ajo është kunder heqjes së embargos, gjë e cila duket se pak e shqeteson kancelarin gjerman. Ai ka investuar shumë kohë dhe energji muajt e fundit, për të përmirësuar klimën në marrëdhënet gjermano-amerikane. Dhe nese në BE do të arrihet vendimi i domosdoshmerisht i njëzëshëm për heqjen e embargos, është gjithashtu e paqartë.
Ndersa Schrëder ishte i vetëdijshëm për konsekuencat e politikës së jashtme, ai ka hyrë edhe në politikën e brendshme në një situatë, kur ai vetem mund t´i bëjë vetes dëm. Partneri në koalicion është i zemëruar, dhe opozita ka gjetur edhe një temë tjetër, ku ta sulmojë kancelarin dhe të fusë një pykë ndermjet socialdemokrateve dhe të gjelberve. Qëndrimi "mbylli sytë dhe ec" mund të ketë qenë i justifikueshem në reformat në tregun e punës, por në rastin e heqjes të embargos së armëve ndaj Kinës nuk është. Këtu dëmi është më i madh se dobia edhe pse bëhet fjalë për një akt simbolik dhe aspak për bisnese me armatime.

  • Data 31.03.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEt
  • Data 31.03.2005
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEt