″Përse duhet të dërgojmë kryetarin e shtetit në Berlin?″ | Evropa | DW | 23.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Përse duhet të dërgojmë kryetarin e shtetit në Berlin?"

Çekia kritikon presidencën gjermane të BE-së e cila nuk zbulon ende sekretet e "Deklaratës së Berlinit" që do te firmoset ditën e shtunë

Ministrat e jashtëm të Çekisë dhe Gjermanisë, Alexandr Vondra und Frank-Walter Steinmeier

Ministrat e jashtëm të Çekisë dhe Gjermanisë, Alexandr Vondra und Frank-Walter Steinmeier

Çekia kritikon presidencën gjermane të BE-së. Në Pragë janë të pakënaqur me mënyrën se si Gjermania përgatit "Deklaratën e Berlinit", bëri të ditur qeveria çeke. Teksti përfundimtar i dokumentit, i cili do të nënshkruhet të dielën në Berlin në ceremoninë me rastin e 50 vjetorit të traktateve të Romës, është deri tani fare i panjohur, kështu që nuk mund të propozohen ndryshime.

Skeptikët e Pragës druhen se në deklaratë do të fiksohet data e kompromisit për kushtetutën evropaine dhe kjo bie pikërisht në kohën kur Çekia do të ketë presidencën e rradhës, në vitin 2009.

Kritika e parë erdhi me e-mail. Jan Zahradil, një zëdhënës i kritikëve konservatorë në Çeki, i shkroi Berlinit, në atributin e tij si i ngarkuar fuqiplotë i qeverisë së Pragës. Atij nuk i pëlqen mënyra, se si presidenca gjermane e rradhës përgatit "Deklaratën e Berlinit". Askush nuk e di deri tani tekstin përfundimtar dhe dokumenti evropian nuk do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare, që do të shkojnë në Berlin, por vetëm nga tre persona. Kjo nuk është e mirë, thotë kryeministri i Çekisë Topolanek: "Ne nuk jemi krejtesisht dakord me kete, që deklarata të aprovohet dhe të ratifikohet faktikisht vetem nga presidenca e rradhës e BE-së, nga presidenti i parlamentit dhe nga komisioni."


Angela Merkel, Gert Pëttering dhe presidenti i komisionit Jose Manuel Barroso do ta nënshkruajnë dokumentin. Që dy prej tyre janë gjermane, sipas cekeve, nuk e bën gjënë më të lehtë. Sic duket duan të shmangin të gjitha debatet për tekstin, supozojnë në ministrinë e jashtme në Pragë. Prandaj pengojnë me qëllim një diksutim në mes shteteve anëtare.

Kështu burrat e shtetit i bëjnë statistë, tha ministri çek për Evropën, Alexander Vondra. "Ata vete e formulojnë dhe vetë e nënshkruajnë, perse duhet të dergojmë kryetarin e shtetit në Berlin."


Me të vërtetë: Presidenti Vaclav Kalus, kritiku më i madh i Evropës në Çeki, do të vijë në kryeqytetin gjerman megjithëse Çekia në ngjarje të tilla përfaqësohet normalisht nga kryeministri, jo nga kryetari i shtetit. Përse kësaj rradhe është ndryshe dhe përse Klaus shoqërohet nga ministri i jashtëm dhe jo nga ministri për Evropën. Nuk bëjmë komnet, thotë zëdhënësi i presidentit.


"Kështu është përbërja zyrtare e delegacionit." u tha në mënyrë lapidare. Presidenti Klaus nuk la pa permendur edhe një herë kritikën ndaj integrimit të metejshem të BE-së. Ministri i jashtëm Schwarzenberg një evropian i deklaruar do të ishte më shumë një pengesë mendojnë vëzhguesit. Klaus do të përpiqet që të shfrytëzojë shansin paralajmërojnë politikanet e opozites si socialdemokrati, Lubomir Zaoralek. "Jam i sigurtë se ai do të bëjë gjithcka për mos lejuar deklaratën në një formë, që është në interes të shteteve anëtare dhe ta pengojë atë."

Por meqë Klaus nuk ka për të nënshkruar dhe as që lejohet, është i frenuar. Pikërisht kjo është strategjia gjermane kritikon konservatori Jan Zahradil. Sepse ajo që deri tani dihet nga teksti i deklaratës, nuk u pëlqen aspak kritikëve të Evropës në Çeki. Nga njëra anë për hërë të parë duhet të bëhet fjalë për një popull të Evropës, shkruajnë gazetat ceke- dhe nga ana tjetër duhet vendosur një afat, deri kur duhet sqaruar çështja e kushtetutës evropiane.

Para zgjdhjeve të tjera të parlamentit evropian nuk do të jetë, do të thotë në pranverë 2009. Pikërisht atëherë kur çeket të kenë vetë presidencën e rradhës. Aprovimi i Çekisë për kushtetutën evropiane deri tani është i diskutueshëm.

  • Data 23.03.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8X
  • Data 23.03.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8X