Përsëri zhurmë për livrime të mundshme tankesh në Turqi | Evropa | DW | 12.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përsëri zhurmë për livrime të mundshme tankesh në Turqi

Partia e Gjelbër ka rezerva

Tank i tipit Leopard 2

Tank i tipit Leopard 2

Thuajse një javë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për të filluar bisedime për anëtarësim me Turqinë qeveria gjermane, sipas njoftimeve të shtypit, planifikon t'i livrojë Turqisë tanke. Bëhet fjalë për disa qindra tanke të tipit Leopard 2, shkruan gazeta "Financial Times Deutschland". Ministria e mbrojtjes e përgënjeshtroi këtë interpretim. Deri tani nuk ka kërkesë zyrtare nga Ankaraja, tha një zëdhënës.

Këto tanke të rënda u prodhuan asokohe për luftim në territore të gjera dhe të fushore në Evropën qendrore. Ato nuk i përshtaten konceptit të ri të ushtrisë gjermane për të qenë një trupë ndërhyrëse përherë e angazhueshme jashtë vendit dhe si pasojë nuk nevojiten më. Që pesë vjet më parë diskutimi mbi shitjen e tankeve në Turqi kishte shkaktuart një nga krizat më të rënda të koalicionit kuqegjelbër.

Shitja e 1.000 tankeve të tipit Leopard 2 me vlerë afro shtatë miliardë euro dështoi në fund prej kundërshtimeve të të gjelbërve. Edhe këtë herë po përhapet pakënaqësi në radhët e partnerit të vogël në koalicion. Kështu kryetarja e partisë Klaudia Rot konstatoi:

"Për mua kjo të lë një shije bajate. Komisioni Evropian jep një rekomandim për hapjen e bisedimeve dhe këtu në Gjermani fillon një debat tankesh."

Klaudia Rot nuk u shpreh parimisht kundër shitjes së tankeve në Turqi, por bëri të qartë se:

"Nuk ka çek të bardhë për asnjë vend të botës. Për asnjë vend të BE-së, të NATO-s vetëm meqë është në BE ose në NATO, ose meqë tani jepet rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, krijohet një automatizëm për livrim armësh. Çdo kërkesë duhet shqyrtuar dhe më pas duhet vendosur."

Për arsye të shtypjes së kurdëve qeveria gjermane e ka refuzuar në të kaluarën t'i livrojë tanke partnerit në NATO, Turqisë. Direktivat gjermane për eksportimin e armatimeve e ndalojnë livrimin e armëve në vende, ku ato i acarojnë tensionet dhe konfliktet.

  • Data 12.10.2004
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG8
  • Data 12.10.2004
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG8