Përparimet në konfliktin e Irlandës & lufta kundër terrorizmit | Studimi në Gjermani | DW | 30.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përparimet në konfliktin e Irlandës & lufta kundër terrorizmit

Përparimet e bëra në konfliktin e Irlandës së Veriut, reagimet e Izraelit ndaj fjalimit të Papa bendeiktit të XVI-të si dhe lufta kundërf terrorizmit ndërkombëtar janë temat qendrore në shtypin e sotëm gjerman.

default

Përparimet e bëra në konfliktin e Irlandës së veriut vazhdojnë të komentohen edhe sot në gazetat gjermane. Armata Republikane Irlandeze (IRA), e cila lufton për pavarësinë e këtij vendi, shpalli të përfunduar luftën e saj të armatosur. Që prej vitit 1997, në fuqi është armëpushimi, i cili në masë të madhe është respektuar. Vlerësohet se si pasojë e luftimeve mes IRA-s dhe forcave britanike dhe irlandeze të sigurisë, në të kaluarën janë vrarë rreth 3.600 njerëz. Lidhur me këtë në «Stuttgarter Zeitung» lexojmë:

"Me kthesën e saj radikale IRA i kuptoi përfundimisht shenjat e kohës. Nga njëra anë pasuesit e saj janë gjithnjë e më të dobët. Shumë katolikëve ju vjen keq për vetmadhështinë me të cilën organizata ushtarake ka vendosur për jetën dhe vdekjen. Për çka ia vlente të luftonte, më nuk e ka shumëkush të qartë. Shtypja e pakicës katolike i takon tani të kaluarës", thuhet ndër të tjera në «Stuttgarter Zeitung».

Autoritetet izraelite kanë reaguar ditëve të fundit ndaj fjalimit të Papa Bendektit të XVI-të i cili me rastin e dënimit të sulmeve terroriste në Londër dhe Sharm el-Sheik nuk ka përmendur edhe viktimat izraelite të sulmeve palestineze. Lidhur me këto reagime në «Braunschweiger Zeitung» lexojmë:

"Papa ka folur nën presionin e terrorit të bombave në Londër dhe Sharm el-Sheik. Eshtë e paturpshme që tronditja e drejtpërdrejtë t'i përshkruhet atij si anueshmëri. Në këtë mënyrë për raportet e Vatikanit përgjegjja është e qartë dhe e kuptueshme: ka shumë arsye përse Izraeli nuk mund të përmendet për çdo sulm që ndodh në botë. Në mesin e këtyre bën pjesë edhe fakti se reagimet izraelite nuk janë gjithnjë në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare. Kjo përgjigje nuk është fyerje ndaj viktimave izraelite të terrorit", theksohet në «Braunschweiger Zeitung».

Ndërkaq po për të njëjtën temë «Wiesbadener Kurier» shkruan:

"Ajo me çka nuk di si të sillet qeveria e Sharonit është qëndrimi i Vatikanit ndaj politikës së dhunshme në vendin e shenjtë. Kritikat e Papës së vjetër ashtu si dhe të Papës të ri drejtohen kundër terrorrit palestinez njëjtë si kundër sulmeve izraelite në rajonet e pushtuara. Prej saj një minimizim apo devijim i sulmeve vrasëse marrë parasysh mallkimin e qartë të terrorit do të ishte absurde", lexojmë në «Wiesbadener Kurier».

Ndërkaq e përditshmja tjetër «Die Tagespost» nënvizon:

"Kritikat e qeverisë izraelite ndaj Papa Bendektit të XVI-të dhe Papa Gjon Palit të II-të paraqesin shqetësim për pak besimtarë. Që të dy nuk kanë harruar asnjëherë të shprehin solidaritetin e tyre me të gjitha viktimat e dhunës. Vetvetishëm shtrohet pyetja nëse marrdhëniet mes kishës katolike dhe hebrenjëve shpesh janë karakterizuar nga mirëqenja e njëanëshme. Në këtë mënyrë është për tu dyshuar poqese dënimi i sulmeve ndaj Izraelit në fjalën e Papës do të përmirësonte klimën e bisedimeve", thuhet në «Die Tagespost».

Ndërrojmë temë me një artikull të gazetës «Landeszeitung» për luftën kundër terrorit:

"Termi për luftën antiterror është i pamjaftueshëm. Kërkohet shumë më tepër se mposhtja ushtarake e një kundërshtari në një afat sa më të shkurtër. Bota ndodhet në një rreth i cili përmbledh secilin aspekt të jetës. Vrasësi i van Gogut në Hollandë si dhe atentatorët e Londrës ishin emigrantë përkatësisht fëmijë të tyre. Militantët e multikultit patën shpresuar se ata do të bëhen perëndimor me të arritur në perëndim. Gabim: dështimi në integrim ndikon në radikalizimin e disa emigrantëve të cilët dështimin e tyre personal e kompensojnë me urrejte ndaj botës që i rrethon. Nëse perëndimi nuk dëshiron që të nxjerr vet armiqët e saj të vdekjes atëherë duhet të ndryshoj politikën e emigracionit. Vlerat e Evropës, demokracisë dhe ndarja strikte e politikës prej religjionit duhet të pranohen nga ata që duan të jetojnë këtu. Poashtu kush dëshiron të jetoj këtu duhet të marrë edhe më tepër ndihma, në radhë të parë për mësimin e gjuhës", lexojmë në «Landeszeitung».

Ndërkaq në «Neue Osnabrücker Zeitung» lidhur me terrorizmin në Britaninë e Madhe veçojmë:

"Sukseset e fundit të hetuesëve britanik nuk do të arrijnë të shtojnë sigurinë në Londër. Kjo për faktin se atentatorët në metro dhe autobus japin jetën e tyre për të vrarë civilët e pafajshëm. Vrasësit e tillë nuk heqin dorë lehtë nga aktet terroriste. Andaj arrestimet e fundit në Londër dhe Romë janë vetëm një hap i parë. Policia duhet të vazhdoj hetimet dhe të zbuloj rrjetin e mbështetësve e ithtarëve dhe të shkatërroj atë. Në këtë drejtim Skotland Jardi nuk ka ndejtur duarkryq por ky rrezik vdekjeprurës duhet përfundimisht të shuhet nga brenda para së gjithash përmes sqarimeve dhe bisedimeve nëpër xhami. Forcat demokratike dhe paqësore të islamit duhet të ngrejnë më fort zërin e tyre dhe të bëhen shembujt për të tjerët", sygjeron «Neue Osnabrücker Zeitung».

  • Data 30.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruQ
  • Data 30.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruQ