Përmirësime në trajtimin e emigrantëve shqiptarë | Ballkani | DW | 02.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përmirësime në trajtimin e emigrantëve shqiptarë

Fondi për emigrantët i qeverisë shqiptare parashikon mbështetjen me programe per kualifikimin dhe edukimin e emigrantëve, informim të tyre për legjislacionin, si edhe gjuhën e kulturën e vendit pritës

Tirana

Tirana

Autoritetet zyrtare në Shqipëri kanë nisur të ndjekin një politikë të re për atë pjesë të popullatës, që para 17 vjetëve nisi të emigrojë për në vende të tjera. Nuk janë pak, se po t'i referohesh të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2006, janë rreth 850 mijë emigrantë me dokumente të rregullta. Po t'i shtosh kësaj shume dhe numrin e të tjerëve, të cilët janë në proces zyrtarizimi të dokumenteve, apo që qëndrojnë në mënyrë ilegale atëherë shifra shkon në afër 1 milion.

Ministria e Punës, Përkrahjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Tiranë po merret me ngritjen dhe menaxhimin e një fondi të veçantë që do të destinohet vetëm për emigrantët e familjet e tyre, si ata që vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë në vendet e tjera, ashtu dhe ata që vendosin të kthehen në vendlindje me idenë e hapjes së ndonjë veprimtarie biznesi.

Sipas ministrit të Punës, Përkrahjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, fondi do te përdoret për tre qëllime kryesore: „Për regjistrimin e përgjithshëm të tyre, pra hartimin e një regjistri me të dhënat bazë, të vendodhjes, gjendjes familjare, punësimit etj. Gjithashtu fondi do të jetë dhe për krijim lehtesirash ne vendet pritëse, duke i informuar për legjislacionin, gjuhen, kulturën etj, të dhëna rreth vendeve pritëse.

Gjithashtu synohet dhe përcaktimi i një statusi për emigrantët. Paralelisht me krjimin e lehtësirave dhe interesimit më të madh për emigrantët, autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me homologet e tyre në vendet pritëse për të përshpejtuar procedurat e legalizimit të dokumenteve për qëndrim, si dhe ato për te emigranteve, si dhe po për bashkimet famijare të tyre.

Në bazë të një marrëveshje të nënshkruar pak kohëve më parë mes Ministrisë së Brendshme në Tiranë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, IOM, filloi lehtësimi i akteve të pranimit dhe miratimit të dokumenteve për bashkimin familjar të emigrantëve që jetojne e punojnë në Itali. Një gjë të tillë autoritetet zyrtare në Shqipëri po përpiqen që ta bëjnë dhe me vendet e tjera të BE-së.

  • Data 02.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara4
  • Data 02.01.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara4
Reklamë