Përmbledhje e shtypiut gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 29.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përmbledhje e shtypiut gjerman

Temat e përzgjedhura nga shtypi i sotëm gjerman janë këto: Raporti mbi hetimin e aferës Kelly shfajëson kryeministrin Blair, Senatori demokrat amerikan Kerry fiton në raundin përzgjedhës në New Hampshire si dhe firma gjermane Toll Collect paraqet planin me dy faza për mbledhjen e taksës së autostradave për kamionët. Megjithë shpalljen zyrtarisht "i pafajshëm" për kryeministrin britanik Tony Blair komentatorët e shtypit gjerman kanë ende shumë pyetje lidhur me aferën mbi vdekjen e ekspertit të armëve David Kelly: Pas reportit të hetimit të gjykatësit lord Brian Hutton Gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE nuk shikon për shembull Ministrin e Mbrojtjes Geoff Hoon jashtë vijës së shënjestrës: "Në fakt në ministrinë e tij nuk ka pasur përbetim për dhënien e emrit të Kelly-t shtypit. Megjithatë shkencëtari nuk është informuar për atë se emri i tij do t'i bëhej i ditur publikut. Pra Kelly ka pasur asrye për tu ndjerë i tradhëtuar nga punëdhënësi i tij. Kjo akuzë mund t'i kushtojë brenda një kohe të afërt postin Hoon-it, i cili edhe tani po ballafaqohet me kritikë të fortë." Gazeta LEIPZIGER VOLKSZEITUNG është në të njëjtën vijë: "Në fakt gjykatësi Hutton e çliron kryeministrin edhe nga bashkëfajësia për vetëvrasjen e ekspertit të armëve David Kelly; por Ministria britanike e Mbrojtjes, për të cilën Kelly punonte, e pohoi emrin e tij si burimin e të dhënave." Lidhur me të ardhmen e kreut të qeverisë Blair gazeta BRAUNSCHWEIGER ZEITUNG mendon: "Populisti në Downing Street mezi mbahet dhe është mbështetur në litarët e ringut. Për një politikan, i cili thith në atë masë energji nga miratimi i njerëzve sa ç'bën Blairi, humbja e besueshmërisë përbën disfatën më të hidhur në periudhën e tij shtatë vjet e gjysmë në detyrë". Me kureshtje po ndiqet edhe raundi parazgjedhor në Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta e Mynihut ABENDZEITUNG bën një bilanc paraprak: "Deri në sprintin e finishit mbetet edhe shumë kohë, por gara për kandidaturën demokratike për president të SHBA është që tani mjaft interesante. John Kerry arriti atë, që nuk ia dolën të arrinin favoritët Howard Dean dhe Wesley Clark: Ai ka fituar dy herë. (...) Para së gjithash në shtetet e jugut atij do t'i duhet të bindë demokratët konservatorë për atë që një kandidat nga Anglia e Re mund ta udhëheqë partinë jo në krahun e majtë dhe ta kthejë në të parëndësishme, por përmes qendrës drejt Shtëpisë së Bardhë. Kësaj ia ka dalë mbanë për herë të fundit në vitin 1960 njëfarë John F. Kennedy." Gazeta WIESBADENER KURIER gjykon: "Një fitore për John Kerry-n, por edhe një fitore për Partinë Demokratike. Kështu mund të përmblidhet raundi parazgjedhur në New Hampshire, i cili për të majtin në parti dhe kritikun e Bushit Howard Dean përfundoi thuajse po aq keq sa edhe prova fillestare në Iowa. Demokratët po i besojnë një kandidati të qendrës si alternativë e matur ndaj presidentit George W. Bush". Vazhdimi i aferës për taksimin e kamionëve në autostradat gjermane është natyrisht një temë e mirëpritur për qesëndi e tallje në artikujt kryesorë; e kjo jo vetëm mbi Ministrin e Transportit Manfred Stolpe: Gazeta HANDELSBLATT e Dyseldorfit mendon: "Duke qenë se qeveria i krijoi me fajin e vet pozicion monopoli sipërmarrjes Toll Collect, ministrit i mungojnë alternativat. Dhe kështu gjithçka mbetet siç ishte. Në vend të tërheqjes nga marrëveshja, vazhdon gara e lodhshme e tërheqjes së litarit në tryezën e bisedimeve. Por për këtë nuk ka aspak nevojë Gjermania. Ka ardhur koha që drejtuesve të firmave Daimler-Chrysler dhe Deutsche Telekom, Jürgen Schrempp dhe Kai-Uwe Ricke, t'u kujtohen detyrimet nga marrëveshja: Zoti kancelar, merreni Ju komandën!" "Ministri Stolpe në inçizim të përsëritshëm," është një titull i gazetës SÜDDEUTSCHE ZEITUNG , që nuk u lë mangut as projektuesve: "Oferta e re e koncerneve tregon sërish që me pajisjen për mledhjen e taksave duke u mbështetur tek satelitët ato i kanë shitur qeverisë një utopi teknike. (...) Është e kupteushme që manaxherët e këtyre firmave duan të vendosin një tavan përgjegjësie prej 500 milionë eurosh, në rast se dikur pajisja do të vihej në gjendje pune. Ka kohë që ato nuk u besojnë më teknikëve të tyre." Gazeta DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN ka bërë njëherë një llogari: "Gjithë e gjithë janë 16 muaj vonesë marrëveshjeje dhe humbje që kapin disa miliardë euro. Ky është një rast unik i gërshetimit të keqmanaxhimit ekonomik dhe politik. Në qoftë se sipërmarrësit e mesëm do të kishin vepruar ngjashëm, likuiduesi me kohë do të merrte pjesë në bisedime. Edhe një herë tjetër budallai është taksapaguesi, pasi të gjitha zhdëmtimet e ofruara nuk i mbulojnë humbjet e vërteta."
  • Data 29.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2f
  • Data 29.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2f