Përmasat e dëmeve të tërmetit detar në Azinë Jugore po rezultojnë gjithnjë e më të mëdha | Bota | DW | 01.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përmasat e dëmeve të tërmetit detar në Azinë Jugore po rezultojnë gjithnjë e më të mëdha

default

Përmasat e katastrofës së tërmetit detar në Azinë Jugore po rezultojnë gjithnjë e më të mëdha. Sipas vlerësimeve të OKB-së, nuk do të ketë asnjëherë një shifër përfundimtare për viktimat. Jetën e kanë humbur shumë njerëz, për të cilët nuk dihet asgjë. Si shembull, një zëdhënës i OKB-së përmendi peshkatarët e vrarë që nuk u dihen emrat, para së gjithash në Bregun Lindor të Indisë. Kombet e Bashkuara e vlerësojnë numrin e viktimave aktualisht me 150 mijë. Shumica e tyre kanë qenë në provincën indoneziane Aceh.

Në Sri Lanka, nga tërmeti detar janë vrarë ndoshta më shumë se 42 mijë vetë dhe autoritetet thonë se ka rreth 14 mijë të humbur. Edhe kryengritësit tamilë kanë pasur viktima në territorin e tyre. Reporterë nga Verilindja e ishullit thanë se separatistët patën djegur deri 3 mijë viktima. Një erë e padurueshme është përhapur në ishull. Presidentja e vendit, Kandrika Kumaratunga tha në intervista se është e gatshme për bisedime me kryengritësit dhe se ndihma do të marrin edhe zonat ku jetojnë ata.

Do të zgjasë me javë ose me muaj, derisa të jenë identifikuar të gjitha viktimat. Edhe numri i të humburve është i madh. Prej 5 mijë evropianëve mungon cdo gjurmë, midis tyre shumë gjermanë.

India, së bashku me SHBA, Australinë dhe Japoninë janë vënë në krye të aksionit ndërkombëtar të ndihmave. Deri tani për zonat me viktima janë vënë në dispozicion 1,2 miliardë dollarë.

  • Data 01.01.2005
  • Autor Andreas Sperling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRD
  • Data 01.01.2005
  • Autor Andreas Sperling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRD
Reklamë