Përkujtohet 60 vjetori i vrasjes së 3.000 sintive dhe romëve nga SS në kampin e shfarrosjes në Aushvic | Gjermania | DW | 01.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përkujtohet 60 vjetori i vrasjes së 3.000 sintive dhe romëve nga SS në kampin e shfarrosjes në Aushvic

Përpara 60 vjetësh, natën duke gdhirë 2 gushti i vitit 1944, armata e nacionalsocialistëve brenda një natë shfarosi 3.000 sinti dhe romë nëpër dhomat e gazit të kampit të përqëndrimit në Aushvic. Një ditë më pas kampi i shfarrosjes i emërtuar prej SS si "kampi i ciganëve" u mbyll. Më 2 gusht romët në mbarë botën nëpmërjet ceremonive përkujtojnë me dhimbje këtë ditë tragjike të historisë së tyre. Gjymë milionë sinti dhe roma mendohet se janë shfarrosur prej nacionalsocialistëve në Evropë.

Kompleksi përkujtimor i kampit të përqëndrimit në Aushvic

Kompleksi përkujtimor i kampit të përqëndrimit në Aushvic

Ceremonia qendrore përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së të gjithë të dënuarve të kampit të shfarrosjes ashtuquajtur prej nazistëve si "kampi i ciganëve" zhvillohet në Aushvic. Se sa i rëndësishëm është përkujtimi i 2 gushtit 1944, Romani Roze, kryetar i Qendrës së Dokumentacionit dhe Kulturës së Sintive dhe Romëve në Gjermani, në intervistë për Deutsche Welle-n thekson: "Kujtimin ndaj të vrarëve duhet ta mbajnë të zgjuar edhe brezat e ardhshëm, në mënyrë që kjo përvojë kundrejt njerëzve tanë në Evropë, kundrejt sintive dhe romëve, të mos përsëritet më kurrë."

Nëpëmrjet ligjeve të Nyrenbergut të vitit 1935 regjimi i nacionalsocialistëve shpalli si "raca të huaja" jo vetëm hebrejtë, por edhe romët e sintit duke i degraduar këta në njerëz të racës inferiore. Në këtë mënyrë duke filuar që nga viti 1936 "për ruajrtjen e pastërtisë së gjakut gjerman" dënoheshin rëndë martesat apo marrëdhëniet me njerëz të "racave jo ariane". Pikënisja e politikës së deportimeve masive ishin hapja që nga viti 1935 e kampeve të internimit për sintit dhë romët, të cilët jetonin nëpër qytetet gjermane. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore sintit dhe romët nuk lejoheshin më të largoheshin prej shtëpive të tyre. Në pranverën e vitit 1940 filloi deportimi sistematik në rajonin e pushtuar të Polonisë.

Më 16 dhjetor 1942 gjeneral marshalli Heinrih Himler urdhëroi deportimin në kampet e shfarrosjes të të gjithë sintive dhe romëve që vazhdonin në jetonin në territorin e Rajhut si dhe në zonat e pushtuara. Mbi bazën e këtij dekreti në mars të vitit 1943 më shumë se 20.000 sinti dhe romë u deportuan në kampin e shfarrosjes të Aushvicit. Shumica e të dënuarve gjetën vdekjen prej urisë, sëmundjeve, keqtrajtimeve dhe eksperimenteve mjekësore. Më 16 maj 1944 ata që jetonin në të ashtuquajturin "kampi i ciganëve" mundën t´i shpëtojnë vrasjes përmes aksioneve të rezistencës duke u armatosur nëpër barraka me gurë e vegla dhe duke kirjuar barrikada. Natën e 2 gushtit 1944 gati 3.000 burra, gra e fëmijë të mbijetuar u shfarrosën në dhomat e gazit në kampin e Aushvicit në Birkenau. Romani Roze vë në dukje: "Ne u detyrohemi këtyre njerëzve me përkujtimin e tragjedisë së 2 gushtit 1944, ditë kur në dhomat e gazit të nacioanslsocialistëve u shfarrosën 3.000 burra, gra, të moshuar e fëmijë."

Në këtë ditë sintit dhe romët pëkrujtojnë të gjithë të vrarët e popullit të tyre prej SS. Gjymë milionë sinti dhe roma mendohet se janë shfarrosur prej nacionalsocialistëve në Evropë, thekson Romani Roze.

  • Data 01.08.2004
  • Autor Nejdrat Nedjo Osman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar67
  • Data 01.08.2004
  • Autor Nejdrat Nedjo Osman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar67