Përkujtimore për hebrejtë e vrarë në Evropë | Gjermania | DW | 10.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përkujtimore për hebrejtë e vrarë në Evropë

Në Berlin po ngrihet një momument i rrallë në llojin e vet. Përkujtimorja për hebrejtë e vrarë në Evropë. Vendimi për këtë monument u diskutua shumë në opinionin gjerman. Dhjetë vjet u deshën që bundestagu gjerman të vendoste në qershor të vitit 1999 me shumicë votash për ngritjen e kësaj përmendoreje.

Pamje nga punimet për ngritjen e përkujtimores së hebrejve të vrarë në Evropë

Pamje nga punimet për ngritjen e përkujtimores së hebrejve të vrarë në Evropë

Qysh prej një viti në zemër të Berlinit është hapur një kantier ndërtimi , ky, sipas planeve të arkitektit amerikan Peter Eisenman. Përmendorja nw përkujtim të hebrejve të vrarë në Evropë, do të kushtojë 10 milionë euro.Në 5 Maj të vitit 2005 pritet që ajo ti paraqitet publikut.
Shtylla gjigande prej betoni rrethohen nga rrugica prej zhavorri. Si trungje të tharë që arrijnë deri në lartësinë e pesë metrave. Kur të ketë përfunduar përmendorja udhët do të jenë shtruar, pritet që një qilim prej guralecësh të kalojë përmes mijëra trungjesh gri të errët prej betoni.

Gurë varri i quan arkitekti këto trungje betoni. Dhe ndërmjet kolonave ka shumë pak vend. Pikërisht kështu e donte vetë arkitekti Eisenman. Kur të kalojë vizitori përmes këtyre kolonave si gurë varri duhet t'a pushtojë një ndjenjë angështimi. Kështu për së paku të kuptojë atë ndjesi që patën hebrejtë në shoqërinë armiqësore të diktaturës naziste. Ajo që bie në sy është se trungjet prej betoni janë vendosur qëllimisht tepër shtrembër. Të duket sikur nga momenti në moment do të bien.
"Për këtë është përgjegjës arkitekti. Ne kemi vetëm detyrën të zbatojmë atë që ka planifikuar arkitekti. Ne duhet të kujdesemi që kolonat si gurë varri të qëndrojnë aq shtrembër sa duhet. Kolonat që janë vendosur tani ne i kemi kontrolluar dhe kemi bërë matjet e duhura. Dy ose tre prej tyre duhen riparë. Përndryshe çdo gjë është në rregull" - thotë Frank Bëhme, i cili punon si gjeometër aty. Ai duhet të përcaktojë se ku duhet të vendosen kolonat e reja. Ai vrojton përmes okuluarit të aparatit gjeodezik dhe mund të masë madje me milimetra ndryshimet nivelore të arealit dhe të përcaktojë se ku duhet vendosur kolona. Sigurisht gjithmonë sipas planit. Urdhërat e gjeometrit i pret Klaus Merker, përgjegjës për përgatitjen e e kallëpeve në të cilat derdhet përzierja e betonit për kolonat.

"Unë jam praktikisht hallka e fundit në zinixhirin e punëve. Çdo gjë duhet përgatitur me saktësi. Një njeri i vetëm është përgjegjës për 2700 modele që do të përgatiten."

Më saktë Merker duhet të derdhë 2751 kallëpe. Po këtë punën e masave ai nuk e vë re edhe aq. Bazamentet e përgatitura prej tij duhet të jenë të forta si granit. Kolona më e rëndë peshon 15 ton.
Në sheshin e madh përkrah Portës së Brandenburgut janë ngritur dy kantiere ndërtimi. Nga ana perëndimore e sheshit ku ndërtohet, rreshti në formë kolonash zhvendoset në drejtim të qendrës së përmendores. Në fund këtu do të jetë e populluar me kolona një sipërfaqe më e madhe se dy fusha sporti.
Nga ana lindore e arealit shkohet drejt qendrës së informacionit e cila po ndërtohet në nëntokë. Hapësira e ekspozitës do të jetë një lloj bodrumi nën detin e gurëvë të varrit. Kjo pjesë e përmendorës është gati e përfunduar. Këtu do t'i jepen informacione vizitorit për tmerrin e holokaustit. Për këtë do të projektohen në mure emrat e miliona hebrejve të vrarë: të shkruara emër për emër. Sikur një vizitor të dojë të lexojë të gjithë emrat e të vrarëve gjatë holokaustit ai duhet të qëndrojë 15 vjet në bodrum. Aty është mjaft ftohtë. një specialist prek një tub hekuri dhe përpiqet t'a tundë. Secili nga këto tuba duhet të peshojë tre tonë.
"Brenda një dite në duhet të përgatisim 1100 metër kubik beton. Kjo është masa që shkon për përgatitjen e tavanit.Për sa kohë që këtu punohet një koleg do të qëndrojë poshtë në bodrum për të vrojtuar zhvillimet e punimeve."

Punë e trishtueshme kjo. Vetëm një rreze e vogël drite futet përmes njërës nga pesë shkallët që të çojnë në bodrum. Edhe zhurmat që vijnë nga punimet lart dëgjohen këtu poshtë.


  • Data 10.04.2004
  • Autor Markus Frencel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6u
  • Data 10.04.2004
  • Autor Markus Frencel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6u