Përkujdesje paraprake dhe përgjegjësi sociale | Gjermania | DW | 24.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përkujdesje paraprake dhe përgjegjësi sociale

Socialdemokratët gjermanë kanë prezantuar në Berlin pikat orientuese të programit parimor. Programi i tretë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore pritet të miratohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Ai do të zëvendësojë të ashtuquajturin "Program të Berlinit" që u miratua në vitin 1989, direkt pas rënies së Murit.

Flamuri i SPD-së gjermane

Flamuri i SPD-së gjermane

Teza kryesore është krjimi i një "shteti social preventiv". Deri tani me shtet social nënkuptohej përkujdesja për më të dobtin me anë të rishpërndarjes së të ardhurave nga tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Ky shtet tashmë ka arritur kufijtë dhe nuk është në gjendje të përballojë rritjen sasiore dhe cilësore të problemeve sociale. "Shteti social preventiv" synon kryesisht t'i nxisë njerzit që të kujdesen vetë për të ardhmen e tyre.

Kjo do të kërkonte zgjerimin e bazës së financimit solidar. "Të gjithë që marrin pjesë në jetën ekonomike, duhet të kenë përgjegjësi sociale dhe ekologjike, ka kërkuar të hënën në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm, kryetari i ardhshëm i Partisë Socialdemokrate, Kurt Bek.

Në sektorin energjetik synohet kalimi gradual nga energjia e naftës dhe atomike në atë djellore. Në politikën e integrimit të të huajve, socialdemokratët kanë pranuar se ka mangësi, të cilat duhen zgjidhur përmes ofertave më të mëdha në fushën e arsimit.

Me parimet e reja, socialdemokratët gjermanë distancohen nga idhtarët e flaktë të ekonomisë së tregut si dhe populistët e majtë. Idetë kryesore të programit parimor janë formuluar nga ish kryetari i Matias Placek, që dha dorëheqjen në fillim të muajit për shkaqe shëndetësore.

  • Data 24.04.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0n
  • Data 24.04.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0n