Përfundon punimet kongresi i 71-të i Unionin Kristian Social CSU | Gjermania | DW | 14.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përfundon punimet kongresi i 71-të i Unionin Kristian Social CSU

Partia gjermane Unioni Kristian Social CSU përfundoi të shtunën kongresin e 71-të të saj. Një ndër pikat kryesore ishte fjalimi i shefit të CSU-së Edmund Stoiber, i cili u fokusua tek programi i partisë së tij.

Edmund Stoiber nuk gëzon më imazhin e një politikani të fortë e të fuqishëm, si para 1 viti. Madje në prag të kongresit të 71-të, u dëgjuan zëra se zgjedhjet për parlamentet e landeve në 2008, mund të fitohen vetëm po të ndryshojë kryesia e unionit kristian social. Flitet se kandadat i mundshëm për postin e kryeministrit do të jetë shefi i fraksionit të CSU-së në parlamentin bavarez, Joachim Hermann. Por Hermann preferoi të lavdërojë punën e Stobierit, sidomos përsa i përket sektorit ekonomik- Bavaria është landi i vetëm gjerman që nuk hyri në asnjë borxh gjatë vitit të fundit:

"Pa këmbënguljen e kryeministrit tonë Edmund Stoiber, nuk do t´ja kishim arritur qëllimit."

Një tjetër kandidat i mundshëm për kryesinë e CSU-së është Peter Ramsauer, deputet i CSU-së në bundestagun gjerman. Por edhe ramsauer preferon të përmendë fitoret që ka arritur Stobieri në koalicionin e madh qeveritar në Berlin:

"E falenderoj nga zemra kryeministrin tonë, ty i dashur Edmund, për qëndrimet e fjalët e tua në Berlin. Pa kontributin tënd këtu në Mynih si kryeministër dhe politikan i rëndësishëm brenda rradhëve të Koalicionit të Madh, nuk do t´i kishim arritur këto suksese. Për këtë arsye, i dashur Edmund, të falenderojmë nga zemra."

Pikërisht Edmund Stoiber ishte ai që zhvilloi debatet më të ashpëra mbi reformën në sistemin shëndetësor. Ai arriti t´i bindë antarët e partisë së tij se debati ishte i rëndësishëm, për të mbrojtur interesat e Bavarisë dh për të përmirësuar reformën në fjalë:

"Mua më thërrasin edhe "Edmund kokëforti". Por ky titull është një nder për mua sa kohë që mbroj interesat e Bavarisë."

Një temë tjetër e kongresit ishte kritika ndaj politikës së partisë social demokrate SPD. Por në fakt, Stoiber kritikoi vetem shefin e SPD-së Kurt Beck, i cili i kish bërë pak kohë më parë thirrje kancelares gjermane Angela Merkel, që të tregohet më e vendosur ndaj kryeministrave të landeve gjermane:

"Por zonja dhe zotërinj, kjo nuk është puna e partisë social demokrate, e cila është edhe partnere qeveritare në Berlin. Debatet dhe diskutimet brenda unionit i kryejmë ne dhe jo partia social demokrate."

Më pas Stoiber vazhdoi me një fjalim të gjatë e të zjarrtë, i cili u fokusua tek rëndësia e bazës së unionit kristian social SCU. Duartrokitjet e shumta në sallë dëshmuan se Stoiber, ka ende kohë për ta ndrequr serish imazhin e tij si kryeministër u Bavarisë.

  • Data 14.10.2006
  • Autor Peter Stützle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz3
  • Data 14.10.2006
  • Autor Peter Stützle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz3