Përfundon në Drezden Kongresi i CDU-së | Gjermania | DW | 28.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përfundon në Drezden Kongresi i CDU-së

1001 delegatë të CDU-së u mblodhën për një Kongres dyditor të partisë kristjandemokrate gjermane, CDU në Dresden

Kongresi i CDU zgjedh Angela Merkelin sërish kryetare

Kongresi i CDU zgjedh Angela Merkelin sërish kryetare


Krahas zgjedhjeve të radhës për kryesinë e partisë, në qendër të kongresit ishte padyshim një pyetje: sa sociale është CDU-ja, cilat elementë në dobi të punëmarrësve duhet të pranojë kjo parti në programatikën e saj?

Ishte kryetari i partisë motër bavareze CSU, ai që u ofroi delegatëve të mbledhur në Dresden atë që kryetarja e partisë së tyre nuk ua ofroi një ditë më parë. Sepse, në një kohë, kur Angela Merkeli në pjesën më të madhe mbajti një "fjalim kancelareje", jo të keq, Edmund Stoiberi mbajti një fjalim tipik partiak: me doza të mëdha u krye lëvdimi i arritjeve vetjake, me laps të trashë u nënvizuan dallimet nga partnerët socialdemokratë të koalicionit - nga siguria e brendshme, në politikën energjitike deri në cështjen e Turqisë:

"Për këto çështje ne duhet ta tregojmë me zë të lartë dhe në mënyrë të qartë dallimin me PSDGJ. Sot, nuk është PSDGJ, por unioni ai që përfaqëson interesat e shumicës së njerëzve, dhe para së gjithash interesat e punëmarrësve. Dhe këtë duhet ta bëjmë të qartë."

I vakët erdhi reagimi për fjalët luftarake të Shtoiberit- njëfarë rezervimi, të cilin e ndienë edhe kryeministrat prej radhëve të veta në rezultatet e zgjedhjeve për kryesinë e partisë, këtë e ndieu edhe kryeministri bavarez. Kongresi i partisë u tregoi vendin kritikëve okazionalë të Angela Merkelit. Por u vu re edhe njëfarë lodhjeje, pas diskutimeve përmbajtësore të mëparshme.

Përsa i përket çështjes kryesore: sa sociale duhet të jetë CDU-ja, Shtoiberi u pozicionua duke e fshehur pozicionin në një lëvdatë:"Ata tregojnë me vendimet e tyre dje dhe sigurisht edhe sot,se si duam ta organizojmë një Gjermani të fortë dhe njëkohësisht sociale."

Dhe për të përjashtuar rastin që ndonjëri të mos e kishte kuptuar, Stoiberi mbështeti në mënyrë të drejtpërdrejtë propozimin e "interpretuesit socialë" të CDU-së, Jürgen Rytgers, për t'i mbështetur më mirë të papunët e vjetër në moshë- duke e veshur mbështetjen në mënyrë demogagjike: "Në këtë pikë unë nuk e kuptoj fare PSDGJ. Në cështjen e së drejtës së qëndrimit, dhe marr shembullin e të huajve që jetojnë në Gjermani në mënyrë të jashtëligjshme, PSDGJ ngul këmbë që të ofrohen shërbime bujare sociale. Punonjësit, i cili ka paguar për 40 vjet me radhë sigurimin për të papunët, PSDGJ nuk i jep në fund të fundit një grupim më të mirë në bazë të kohëzgjatjes së pagesës, se sa e kemi aktualisht. Këtë njerëzit jashtë nuk e kuptojnë, zonja dhe zotërinj."

Më parë, kongresi i partisë, pas diskutimeve pasionante miratoi një lutje për mbështetjen e fëmijëve që në vitet e para të jetës së tyre. Ministrja e familjes, Ursula von der Leyen: "Ai që ditën e parë nuk e kupton mësuesin, ai nuk ka asnjë shans të thotë fjalën e vet edhe në lexim dhe shkrim. Prandaj, kjo lutje kërkon kryerjen e një testi të detyrueshëm gjuhësor për të gjithë katërvjecarët në vendin tonë."

Në testet e detyrueshme linguistike, delegatët respektuan mendimin e kryesisë së partisë. Detyrimin për kontroll mjekësor për fëmijët, kundër dëshirës së tyre ata e shkruan në vendimin partiak. Dhe pa diskutim, në fund u miratua një lutje, të cilën kryetarja e partisë, Angela Merkel e quajti shumë qendrore në fjalën e hapjes: që punëmarrësit të kenë më shumë pjesë në kapitalin e ndërmarrjes së tyre.

Si përfundim, Angela Merkeli u tregua shumë e kënaqur me kongresin në fjalën e saj të mbylljes: "Na lini të përpiqemi për rrugën më të mirë. Por na lejoni ta bëjmë këtë duke qenë të ndërgjegjshëm se të gjithë kemi një qëllim: ta shpiem Gjermaninë sërish në krye të Evropës, që të përpiqemi që sa më shumë njerëz- mundësisht të gjithë- të marrin pjesë në këtë ndërmarrje dhe që të mos lejojmë që dallimet të bëhen më të mëdha, të mos lejojmë të qeverisë frika, por mendimi: ky vend nuk i ka vitet më të mira pas vetes, por para vetes."

Një vlerësim e dëgjoje duke dalë nga salla nga të gjithë pjesëmarrësit në kongresin e partisë: diskutimi, se sa sociale duhet të jetë CDU-ja, ky është një diskutim që në asnjë mënyrë nuk ka përfunduar.

  • Data 28.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyW
  • Data 28.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyW