Përfundon konferenca e OKB-së për mbrojtjen e klimës | FOKUS | DW | 11.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Përfundon konferenca e OKB-së për mbrojtjen e klimës

Të shtunën përfundoi në Montreal konferenca e OKB-së mbi klimën dhe ndryshimin e saj. Rreth 10.000 ekspertë, organizata joqeveritare dhe politikanë ambientalistë nga 189 shtete debatuan 2 jave rresht mbi ndryshimin e klimës.

Paraqitja e njollës së ozonit në atmosferë

Paraqitja e njollës së ozonit në atmosferë

Në fakt bota nuk ka shumë kohë për të humbur, sepse këtu bëhet fjalë për jetë apo vdekje: Lufta kundër ndryshimit të klimës. Bëhet fjalë për 2 gradë celcius. Nuk duket shumë, por është dramatike, sepse në rast se toka do të ngrohet më shumë se këto 2 gradë celcius, atëherë pasojat do të jenë katastrofale. Madje që sot po i shohim katastrofat natyrore, thatësinë dhe akullnajat që shkrijnë.

Për këtë arsye konferenca e Montrealit qëndroi që në fillim nën presion. Në protokolli i Kijotos, i cili u përpilua përpara 8 vitesh dhe përfundon në vitin 2012, shtetet e industrializuara ranë dakord t´i reduktojnë gazërat e efektit serë. Konferenca e Montrealit u mbyll me vendimin që së shpejti të hartohet një protokoll i ri. Për evropianët ky është një sukses i madh. Me këtë vendim ekonomia ka marrë një sinjal pozitiv për më shumë siguri në fushën e investimeve. Vendet në zhvillim do të kenë kështu mundësinë të bashkëpunojnë më intensivisht me shtetet e industrializuara. Sepse shtetet jugore janë ato që vujanë më shumë nga ndryshimi i klimës, ndonëse në fakt ato nuk kanë asnjë faj për këtë. Por është e qartë se në rast se ndryshimi i klimës nuk do të luftohet në mënyrë rigoroze, atëherë të gjitha përpjekjet për luftimin e varfërisë do të dështojnë.

Debatet në Montreal dëshmuan edhe njëherë se këtu kemi të bëjmë me një temë shumë komplekse: Pa zhvillim nuk ka rritje ekonomike. Pa rritje ekonomike nuk ka mirëqënie. Por në rast se gjatë këtyre hapave nuk ka kujdes për ambientin, atëherë rritja ekonomike është e kotë.

Tregjet botërore ekonomike e kanë zbuluar ndërkohë temën e mbrojtjes së ambientit. Ndërkohë gjithnjë e më shumë firma e kanë pranuar se ndryshimi i klimës jo vetëm që ndikon edhe tek ta, por që me këtë temë mund të bëhen biznese të suksesshme.

Sidoqoftë rezultati i dy javëve diskutime në Montreal është përveç faktit se ndryshimi i klimës është realitet, vazhdimi i protokollit të Kijotos. Nga ana tjetër gjatë këtyre dy javëve u bë e qartë se lufta për rrugën e drejtë është e gjatë dhe e vështirë.

  • Data 11.12.2005
  • Autor Henrik Böhme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhD
  • Data 11.12.2005
  • Autor Henrik Böhme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhD