Përfundoi samiti i vendeve më të industrializuara në botë | FOKUS | DW | 08.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Përfundoi samiti i vendeve më të industrializuara në botë

Pjesëmarrësit nga shtatë vendet më të zhvilluara industriale në botë dhe Rusisë, dëshmuan një vendosmëri në luftën kundër varfërisë, urisë dhe sëmundjeve.

default

Samiti në qytetin skocez Gleneigel ka miratuar një plan të gjërë për Afrikën, i cili ndër tjerash parashikon edhe programe për vakcinimin kundër sëmundjeve të ndryshme. Përfaqësuesit e G-8 -tës premtuan 50 miliardë dollarë ndihma. Vetëm në Afrikë do të derdhen 25 miliardë dollarë, që do të thotë edhe dyfishim i ndihmave për këtë kontinent. Përvec kësaj shtetet më të zhvilluara industriale në botë kanë vendosur edhe për shlyrjen e borxheve të 18 vendeve më të varfëra afrikane.
"Ky nuk është edhe fundi i varfërisë në Afrikë, por është një shpresë për përfundimin e saj", deklaroi kryeministri britanik Toni Bler, në takimin ku prezent ishin edhe kryeministrat ose presidentët e shtatë vendeve afrikane.
Nuk janë realizuar të gjitha synimet, por janë shënuar përparime. Ushi Aid, sekretare e shtetit gjerman dhe e ngarkuara e kancelarit me cështjet e zhvillimit të Afrikës, i vlerëson rezultatet e samitit.
"Sigurisht. Jam shumë e lumtur edhe për faktin se samiti nuk u ndërpre, sepse të gjithë presidentët dhe kryeministrat janë të obliguar ndaj vlerave të përbashkëta. Ne jemi këtu për të debatuar të gjitha problemet rreth drejtimit sa më të mirë të globalizimit, vendosjes së paqës në mbarë botën dhe hapjen e perspektivave për rininë e vendeve afrikane", thotë ajo.
Lidhur me qëllimin e dytë kryesor të kryeministrit Bler, ruajtjen e mjedisit, amerikanët ishin dakord me një deklaratë, e cila parashikon zvoglimin e gazrave të dëmshme. Mirëpo, nuk janë përcaktuar të dhëna konkrete. Megjithatë, kancelari gjerman Gerhard Shrëder ishte i knaqur: "Sa i përket cëshjteve teknologjike, ekziston një dakordim i plotë, por jo edhe për cështjen e Kjotos. Megjithatë edhe në këtë drejtim është arritur një përparim i vogël, i cili nuk duhet nëncmuar".
Kancelari gjerman është krenar me faktin se edhe në këtë samit një prej cështjeve kryesore ishte zhvillimi ekonomik dhe rreziqet nga zhvillimi jo i balancuar.
"Ishte shumë e qartë se duhet të eliminojmë të gjitha spekulimet lidhur me cmimin e naftës, sepse kjo mund të dëmtojë zhvillimin ekonomik. Nuk ekziston ndonjë recetë e gatshme, por të gjithë janë të mendimit se duhet të ketë më shumë transparencë", thotë kancelari gjerman.
Sa i përket tregtisë, mendimet janë të njëjta. G-8-ta mendon se duhet vazhduar me liberlizimin tregtar. Eshtë sinjalizuar edhe gatishmëria për heqjen e subvencioneve në politikën agrare, me qëllim që të ndihmohen vendet në zhvillim. Raundi i ardhëshëm kushtuar tregtisë botërore, do të zhvillohet në dhjetor në Hongkong.


  • Data 08.07.2005
  • Autor Rolf Venkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjy
  • Data 08.07.2005
  • Autor Rolf Venkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjy